FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Në ditën e tretë të protestave për Zvërnecin janë intensifikuar përpjekjet për ta greqizuar zërin e qytetarëve që mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e paraqitur kundërshtimin ndaj projektit si shprehje të xhelozisë së Athinës për bumin turistik të Shqipërisë.
Mediat pranë qeverisë kanë shpërndarë njëra pas tjetrës foto dhe video të autobusëve që vijnë nga Greqia, duke lënë të kuptohet se protesta e Zvërnecit nuk buronte nga shqetësimet e banorëve, ambientalistëve apo aktivistëve vendas, por janë të nxitura nga interesa të huaja.
Pa paraqitur prova konkrete për organizim apo financim nga shteti grek, narrativa që po promovohet synon të zhvendosë vëmendjen nga pyetjet mbi çfarë përfitojnë qytetarët nga rezortet e mëdha të turizmit, ndikimi që ka në mjedis dhe procedurat ligjore të projektit, drejt një debati mbi patriotizmin dhe ndikimet e jashtme.
Skema tregon se argumentet e protestuesve po bëhen të vështira për t’u rrëzuar, ndaj po ngacmohen dyshimet për patriotizmin e tyre. Në vend që të debatohet mbi pretendimet për tjetërsimin e pronave, mbi hetimin e SPAK-ut apo mbi pasojat e mundshme për ekosistemin e Vjosë-Nartës, fokusi zhvendoset tek identiteti i pjesëmarrësve dhe tek origjina e tyre.
Por ndërsa në Tiranë protesta po tentohet të bëhet pis përmes komplotit të jashtëm kundër interesave të Shqipërisë, mediat e huaja e lidhin drejtpërdrejt çështjen me projektin turistik të Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump.
Në artikujt e publikuar nga Associated Press, Politico dhe Fox News, protesta e zhvilluar fundjavën e kaluar në Zvërnec paraqitet fillimisht si një përplasje mes aktivistëve mjedisorë dhe kompanive të sigurisë private në zonën ku pritet të ndërtohet resorti luksoz. Gazetarët e huaj i kushtojnë vëmendje pamjeve që tregojnë se si një protestues shihet duke u tërhequr zvarrë nga rojet private, si dhe vendimit të autoriteteve shqiptare për t’u hequr licencat dy kompanive të sigurisë pas incidentit.
Por përtej episodeve të protestës, ajo që bie në sy në raportimet ndërkombëtare është se projekti identifikohet vazhdimisht me emrin e Jared Kushner. Edhe pse investimi realizohet përmes kompanisë së vëllezërve AlKhayat nga Siria, në titujt dhe në përmbajtjen e artikujve resorti paraqitet si “projekti i Jared Kushner”, “resorti i lidhur me Jared Kushner” apo “investimi i dhëndrit të Donald Trump”.
Politico gjithashtu raporton shkruan se SPAK ka hapur një hetim lidhur me ndryshimet e statusit të mbrojtjes së zonës dhe me çështjet e pronësisë së tokave që i hapën rrugë zhvillimit turistik. Artikulli përmend se projekti përfshin ishullin e Sazanit dhe qindra hektarë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, ndërsa thekson se hetimi po zhvillohet në një kohë kur kundërshtitë nga organizatat mjedisore po shtohen.
Edhe Fox News, përcjell të njëjtat fakte duke e vënë theksin tek hetimi i SPAK-ut. Media amerikane e paraqet projektin si një investim luksoz të lidhur me Kushnerin dhe rikujton se zona është habitat i flamingove, fokave mesdhetare dhe breshkave të detit.
Associated Press, nga ana tjetër, fokusohet më shumë tek protesta dhe përplasjet në terren, por edhe kjo agjenci e prezanton projektin si një zhvillim luksoz të lidhur me Ivanka Trump dhe Jared Kushner.
Kryeministri Edi Rama citohet duke mbrojtur publikisht projektin, duke deklaruar se ai është pjesë e përpjekjes për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik konkurrues në rajon. Në intervistat dhe deklaratat e cituara nga mediat e huaja, Rama ka këmbëngulur se projekti nuk cenon zonat e mbrojtura dhe se procedurat mjedisore ende nuk kanë përfunduar.
Ajo që bie në sy është se në perceptimin ndërkombëtar, debati raportohet rreth Jared Kushner, figurë me profil të lartë politik në administratën Trump dhe aktualisht i angazhuar në çështje të politikës së jashtme amerikane. Jo më kot, protesta në Zvërnec dhe hetimi i SPAK-ut kanë marrë një jehonë më të madhe sesa do të kishte zakonisht një konflikt lokal mbi pronat apo mjedisin./Lapsi
Gjykata e Posaçme, dënoi sot me 18 vite burg në total dy njerëzit e afërt të biznesmenit të lojrave të fatit, Ervis Ma...
Janë publikuar pamjet e momentit kur 48-vjeçari shqiptar Edmond Tafa arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Korydallos, nj&e...
Me mesazhe të mprehta, thumbuese dhe shpeshherë të ndërthurura me humor të zi, protestuesit kanë gjetur mënyrën origjina...
Prej mbrëmjes së 1 qershorit, rrjetet sociale shqiptare janë mbushur me një fotografi ku shfaqet një radhë autobusësh pran&...
Mes qindra qytetarëve të mbledhur këtë të martë para Kryeministrisë në protestën kundër projektit turistik n...
Protesta e qytetarëve është shoqëruar me revoltë, mëllef dhe pakënaqësi nga qeverisja e vendit. Një nga qytetar&eum...
Protesta kundër projektit të resortit turistik në Zvërnec vijon të mbledhë qindra qytetarë para Kryeministrisë, ku pjes&...
Qyetarët këmbëngulin që të hiqet gardhi rrethues në Zvërnec, njëkohësisht kërkojnë edhe dorëheqjen e...
Një aksident në aksin Laç–Patok i ka marrë jetën një 37-vjeçari nga Fushë-Kuqja e Kurbinit. Sipas Policisë...
Gazetarja Ola Xama ka marrë pjesë në protestën për mbrojtjen e pasurive publike, duke theksuar se roli i saj si qytetare është...