Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest ...
Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest ...
Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi Ardian Baloshi rreth 27 ...
Brazili ka marrë një goditje të rëndë në prag të Botërorit, pasi mbrojtësi i djathtë Wesley është ...
Projektligji për Amnistinë penale, është miratuar në parim në Komisionin e Ligjeve këtë të hënë me 9 vo...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur Kamzën ditën e sotme, teksa raportohet...
Platforma e-Albania vijon të shfaqë probleme me mosfunksionimin edhe ditën e sotme. Ka të paktën që nga dhjetori i vitit të...
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së dy a...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kamzës. Një 26-vje&...
Një person ka mbërritur te Spitali i Trauma i plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Kamëz. ...
Është arrestuar autori i plagosjes në Shijak, Elton Beqiri. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ku i plagosur mbeti Bjo...

Mashtrimet me kriptomonedha, që synojnë investitorët, vazhdojnë të shkaktojnë viktima në territorin francez, përmes qendrave telefonike (call center) të vendosura kryesisht në Shqipëri. Të paktën kështu zbulon një hetim i zhvilluar nga xhandarët e seksionit hetimor të qytetit të Pau-së në Francë. Ky hetim çoi në çmontimin dhe mbylljen e disa prej këtyre qendrave në muajin maj të kaluar.
Fatkeqësisht, shpesh janë mashtruesit dhe zhvatësit ata që tregojnë aftësinë më të madhe për t’u përshtatur me risitë e kohës së tyre.
Një situatë që përfshin edhe kriptomonedhat, me dëme të konsiderueshme për viktimat, të cilat sipas një studimi të fundit arrijnë në më shumë se 11 miliardë dollarë humbje gjatë vitit 2025 vetëm për investitorët amerikanë.
Por Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetmet që vuajnë nga ky aktivitet kriminal.
Një hetim i hapur nga seksioni hetimor i xhandarmërisë së Pau-së në Francë ka çuar hetuesit drejt Shqipërisë, pas mashtrimeve me investime që përfshijnë të paktën 19 viktima franceze.
Sipas elementeve të hetimit të publikuara nga AFP, dëmi total vlerësohet në rreth 1.5 milionë euro. Hetimi nxori në dritë një qendër telefonike (call center) e drejtuar nga pesë shqiptarë, që operonte përmes platformës universaltrade.io.
Dhe duket se pendesa nuk është një problem për autorët e kësaj skeme mashtruese.
Një prej personave që rekrutonte viktima për rrjetin, i intervistuar nga një gazetar i AFP-së në Tiranë, dhe që pas çmontimit të rrjetit duhet të paraqitet çdo javë në gjykatë, deklaroi: “Nëse ka njerëz që e besojnë këtë, nuk e kuptoj pse unë duhet të kem skrupuj”.
Ndërkohë, disa nga viktimat e tij kanë humbur gjithçka.
Viktima të shkatërruara financiarisht
Rasti i parë – që çoi në një kallëzim penal në vitin 2023 dhe nisi hetimin – përfshin një investitor nga rajoni i Pirenejve Atlantikë në Francë. Ai investoi 30.000 euro përmes kësaj platforme kripto, por humbi gjithçka. Ai nuk pa më as paratë e tij dhe as “fitimet” e premtuara.
Por ai nuk ishte viktima e vetme.
Hetimi i xhandarmërisë së Pau-së identifikoi edhe persona të tjerë që ishin joshur përmes reklamave të investimeve në internet.
Një prej tyre ishte një sipërmarrëse nga jugu i Francës. Ajo humbi të gjitha kursimet e saj – rreth 300.000 euro – ndërkohë që synonte thjesht të ndihmonte vajzën e saj, e cila po përgatitej për martesë.
Një skemë e provuar mashtrimi
Procedura ishte e mirëmenduar. Viktimat fillimisht depozitonin shuma të vogla, pa ndonjë rrezik të madh.
Më pas në platformë shfaqeshin fitime të rreme që rriteshin me shpejtësi, duke i shtyrë investitorët të depozitonin gjithnjë e më shumë para. Pastaj vinte momenti kur ata kërkonin të tërhiqnin fondet. Kjo ishte e pamundur. Përveçse nëse depozitonin edhe më shumë para.
Një prej viktimave shprehet: “Ata vjedhin më shumë sesa paratë tuaja. Ata vjedhin dinjitetin tuaj. Ata vjedhin inteligjencën tuaj. Ata vjedhin gjithçka që jeni. Gjithçka që keni ndërtuar gjatë gjithë këtyre viteve. Këto para ishin pensioni ynë. Unë dhe burri im u detyruam të ktheheshim përsëri në punë”.
Shqipëria nuk i ekstradon shtetasit e saj. Për këtë arsye, prokuroria e Pau-së do t’ia kalojë çështjen drejtësisë shqiptare.
Autoritetet shqiptare kanë premtuar se do të punojnë për kompensimin e viktimave të identifikuara në këtë skemë mashtrimi.
Një sasi prej 60 mijë euro, ka arritur të marë nga arka e bankës “OTP Bank”, autori që në 2 Dhjetor depërt...
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Vlorë, Ina Zhupa, ka bërë akuza të forta, në lidhje me situatën në Sar...
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro informoi sot se provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në 144 qendrat e përcaktuara sipas Rregullores...
Violand Braçellari, 43-vjeçari nga Loazhani që vrau me automatik punonjësin e policisë së Korçës, Enea Mekolli d...
Shqiptarë të diasporës janë ngritur në protestë në disa shtete të ndryshme, duke shprehur kundërshtimin e tyre nd...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij nga kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit ...
Me zbatimin e ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrim...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritme të larta, por të dhënat më të fundit të AirDNA (kompani e analiz&eum...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej Bankës së Shqipërisë pësoi rënie në gjysmën e dytë...
Nga Agim Nesho Protesta qytetare e njerëzve të lirë në Shqipëri është një protestë thellësisht politike, ku...