Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Çmenduria me “Tigrat” në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për operimin dhe mirëmbajtjen e karakatinave

P
Piranjat21 July 2026, 12:32 · 2 min lexim
Çmenduria me “Tigrat” në Vlorë/ KESH hap tender 20

Një nga aferat më të mëdha në Shqipëri ka qenë marrja me qira e TEC-eve lundruese në Vlorë, të cilët u vendosën në zonën e Triportit, ndërkohë që deri më sot kanë prodhuar pak apo aspak energji, teksa kostoja rritet dita-ditës.

Qindra mijëra euro paguan shteti shqiptar për t’i mbajtur në punë në një ditë të vetme, pa llogaritur karburantin, sigurimin apo kostot e punëtorëve, ndërsa karakatinat kanë filluar edhe problemet e para.

Në një kohë që për këtë aferë duhet të kishte një hetim apo verifikim, vetë institucioni qiramarrës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare vijon të thellojë gropën në buxhetin e shtetit, duke bërë tendera të njëpasnjëshëm, me kosto tepër të lartë.

Në këto ditë të nxehta vere dhe larg vëmendjes së opinionit publik, KESH ka hapur procedurën e radhës, jo për të prodhuar energji, por për të mirëmbajtur dy anijet e ndryshkuara.

Dokumentet që ka hulumtuar Vox News, tregojnë se KESH-i, i drejtuar tashmë nga Viola Haxhiademi, një ish-drejtuese e lartë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka hapur një tender të majmë me vlerë plot 20 milionë euro.

Dokumentet tregojnë një fryrje të madhe të të gjithë kësaj vlere, ndërsa objekti i procedurës së prokurimit është “operim dhe mirëmbajtje e asetit gjenerues Termik, Vlorë”.

Fondi limit është plot 1.892.000.000 lekë, ndërkohë që nëse do t’a konvertojmë në euro, shuma shkon në plot 20.198.569 euro. KESH-i shkruan se këto para janë vetëm për mirëmbajtje dhe një procedurë e hapur, mbi kufirin e lartë monetar.

Sipas kontratës, dy anijet janë me qira, teksa KESH-i paguan çdo muaj qindra mijëra euro.

Ndërkohë që jo shumë larg vendit ku janë akomoduar ato karakatina të ndryshkura, qëndron i konservuar një tjetër TEC, kostoja e të cilit ka shkuar në plot 130 milionë euro. Shteti ynë paguan miliona euro për konservimin e TEC-it në tokë dhe qindra miliona euro të tjera për TEC-et Lundruese./Vox News 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.