Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

"Merr flakë si pushka e jevgut"/ Zv. Ministrja Majko: Rast i përsëritur. Do t‘i drejtohemi institucioneve

P
Piranjat31 March 2026, 14:21 · 3 min lexim
"Merr flakë si pushka e jevgut"/ Zv. Ministrja Majko: Rast i

Deklaratat me gjuhë diskriminuese në mediat shqiptare vijojnë të ngjallin reagime, pas një tjetër rasti të bërë publik në emisionin “Ferma VIP”, ku moderatorja përdori një shprehje me konotacion fyes. Lidhur me këtë situatë, zv.ministrja Majko e cilëson fenomenin si të përsëritur dhe shqetësues, duke theksuar se institucioni i AMA-s do të vihet në lëvizje përmes një kërkese zyrtare. Në një intervistë për Piranjat News, ajo nënvizon ndikimin negativ që kanë këto deklarata në paragjykimin e komunitetit rom, ndërsa apelon për më shumë përgjegjësi nga mediat dhe figurat publike.

INTERVISTA E PLOTË

1. Mund të ndani një opinion në lidhje me deklaratën e bërë në emisionin televiziv “Ferma VIP”, nga moderatorja Arbana Osmani, e cila iu drejtua njërit prej konkurrentëve me shprehjen: “Merr flakë si pushka e jevgut”?

Ne kemi një institucion që quhet AMA, i cili merret me këto çështje, dhe jemi duke përgatitur një letër për t’iu drejtuar atyre. Kur ekzistojnë institucione përkatëse ku mund të adresojmë shqetësime të tilla, ne ndjekim rrugën institucionale.

Kjo deklaratë nuk është një rast i izoluar vetëm në media. Para disa ditësh, zonja Kryemadhi përdori termin “tregu i gabelëve”. Gjithashtu, edhe Moza Ahmeti , u shpreh: “Rroba banjo te Gabi”.

 Pra, nuk është diçka e papërsëritur dhe unë, si zv.ministre, jam duke punuar për të bërë diçka konkrete që kjo situatë të ndryshojë.

2. Sa ndikojnë realisht këto deklarata të bëra në media në paragjykimin e këtij komuniteti?

Absolutisht që ndikojnë. Nëse do të bëja një krahasim, është njësoj sikur t’u vendosësh veriorëve një epitet, me të cilin edhe ata nuk ndihen mirë kur i cilëson. Çdo njeri ka të drejtë të quhet ashtu siç dëshiron të quhet.

Ne quhemi romë dhe jo me epitete që kanë konotacion përçmues. Në momentin që njerëzit nuk e kuptojnë këtë, mendoj se duhet të vendosen përpara përgjegjësisë.

3. Nëse keni një mesazh për mediat, personazhet publikë apo këdo që mund të bëjë deklarata apo përdorë epitete të tilla raciste apo diskriminuese?

Më vjen mirë që kjo temë po trajtohet. Ne jemi duke punuar, por mentaliteti, fatkeqësisht, nuk ndryshon as brenda një jave, as brenda disa muajsh apo vitesh. Fakti që sot kemi figura si unë në këto pozicione, i sfidon këto mentalitete.

Unë, përmes punës sime, do të bëj të pamundurën që këto raste të mos përsëriten dhe gjërat të ndryshojnë për mirë. Megjithatë, e dimë që racizmi nuk mund të zhduket plotësisht, por mund të punojmë që institucionet t’i vendosin këta individë përpara përgjegjësisë./Piranjat News

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.