“Magjistari” i arratisjeve, siç është cilësuar Taulant Toma për historikun e tij me burgjet evropiane, ka përfunduar sërish në pranga. Policia Kombëtare spanjolle arrestoi në Tarragona të Katalonjës 42-vjeçarin shqiptar, i cili kërkohej nga drejtësia italiane pas arratisjes së tij të katërt.
Policia e arrestoi Tomën të dielën, më 23 gusht, ndërsa autoritetet e bënë publik operacionin më 26 gusht. Gjatë ndërhyrjes, shqiptari bëri rezistencë ndaj efektivëve.
Toma ishte në kërkim që prej 7 dhjetorit 2025, kur u arratis nga burgu Opera në Milano. Ai rezulton i dënuar për grabitje në vila, vjedhje, posedim droge dhe armësh dhe duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit. Lirimi i tij parashikohej në vitin 2048.
Preu hekurat dhe u arratis nga burgu i sigurisë së lartë
Arratisja e fundit e Tomës ndodhi më 7 dhjetor 2025 nga burgu Opera, në zonën e Milanos, pavarësisht se autoritetet e kishin klasifikuar si të burgosur me rrezik të lartë arratisjeje.
Toma mbahej në një qeli në katin e tretë. Ai kishte siguruar një sharrë, limë, pincë, pjesë metali dhe çelësa anglezë, të cilët i përdori për të prerë hekurat dhe krijuar një hapësirë për të dalë nga qelia.
42-vjeçari, rreth 1.65 metra i gjatë dhe me trup të imët, kishte humbur peshë për të kaluar përmes hapësirës së krijuar mes hekurave. Shoku i tij i qelisë tentoi të ndiqte të njëjtën rrugë, por nuk arriti të kalonte.
Pasi kaloi hekurat, Toma duhej të zbriste nga kati i tretë, në një lartësi prej më shumë se 15 metrash.
Për këtë pjesë të planit kishte grumbulluar gradualisht çarçafë. Ai i lidhi me njëri-tjetrin dhe i përdori si litar për të zbritur drejt oborrit të brendshëm.
Më pas duhej të kalonte murin rrethues, rreth gjashtë metra të lartë. Toma kishte bashkuar disa bishta fshesash me shirit ngjitës dhe në fund kishte vendosur një grep hekuri. Me këtë mjet arriti të kapte pjesën e sipërme të murit dhe të dilte jashtë burgut.
Kamerat e sigurisë e regjistruan duke u larguar në këmbë rreth orës 06:30. Autoritetet konstatuan mungesën e tij vetëm rreth orës 08:00, kur vunë re se shtrati ishte bosh.
Dyshimet se u ndihmua pas arratisjes
Disa orë pas arratisjes, autoritetet gjetën një furgon të braktisur në një zonë pushimi të unazës rrugore. Hetuesit ngritën dyshime se Toma mund të kishte marrë ndihmë nga jashtë dhe të ishte takuar me një bashkëpunëtor pas largimit nga burgu.
Edhe momenti i arratisjes rezultoi i zgjedhur në një ditë feste, kur personeli i institucionit ishte më i reduktuar.
Hetimet përfshinë edhe shokun 25-vjeçar të qelisë. Ai dyshohet se mund të ketë ndihmuar Tomën gjatë përgatitjeve ose të ketë shërbyer si “roje” ndërsa shqiptari realizonte planin.
Arratisja e parë në vitin 2009
Arratisja nga Opera ishte e katërta në historinë e Taulant Tomës.
Në vitin 2009 ai u arratis nga burgu i Ternit, në Umbria të Italisë, gjatë një ndeshjeje futbolli. Autoritetet e lokalizuan dhe e arrestuan disa muaj më vonë në Pavia.
Katër vjet më pas, Toma u arratis përsëri.
Në 2013 u arratis nga burgu i Parmës
Në shkurt 2013, Toma realizoi arratisjen e dytë nga burgu i sigurisë së lartë në Parma.
Edhe në këtë rast ai përdori mjete për prerjen e hekurave. Kishte siguruar një sharrë të vogël dhe tel diamanti, ndërsa për javë të tëra kishte vëzhguar nga qelia lëvizjet e rojeve dhe ndërrimin e turneve.
Pas arratisjes, shqiptari u largua nga Italia. Autoritetet e lokalizuan më vonë në Belgjikë, ku përfundoi përsëri në burg.
Arratisja në Belgjikë me pengmarrje
Toma arriti të arratisej edhe nga burgu në Belgjikë. Një Opel gri u parkua pranë hyrjes së rezervuar për furnitorët. Kur një efektiv iu afrua automjetit, tre persona e sulmuan dhe e morën peng.
Në të njëjtën kohë, brenda burgut disa të dënuar krijuan një situatë shpërqendruese, ndërsa të tjerë formuan një “piramidë njerëzore”. Toma u ngjit mbi ta dhe arriti të kapërcente murin.
Pas kapjes, autoritetet e ekstraduan përsëri drejt Italisë, ku përfundoi në sistemin penitenciar që do ta sfidonte edhe një herë në dhjetor 2025.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 August17:26
Zjarr në kurorën e gjelbër të Sarandës, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kurorën e gjelbër të Sarandës, në zonën e mbjellë me pisha pranë ...
AKTUALITET
26 August17:07
U kthye për të festuar ditëlindjen e vajzës, burri nga Gramshi e vr*u në praninë të saj! Detaje nga ngjarja tragjike në Greqi
Gruaja shqiptare 44-vjeçare nga Gramshi ishte kthyer në Rodopi të Greqisë për të festuar ditëlindjen e vajzës së ...
AKTUALITET
26 August16:51
EMRAT/ Burri shqiptar vr*u me thikë gruan dhe tentoi vetëvr*sjen, zbardhet identiteti i çiftit nga Gramshi
Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku një burrë shqiptar dyshohet se vrau me th...
AKTUALITET
26 August15:46
Shqiptari vret bashkëshorten në Greqi, më pas konsumon karburant për t’i dhënë fund jetës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rodope-n në Greqi, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka vrarë me t...
AKTUALITET
26 August15:40
“Hyri në makinë dhe na vodhi paratë”/ Familjarët kërkojnë ndihmë për identifikimin e të riut (VIDEO)
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News, ku një qytetar kërkon ndihmën e publikut për identifikimin e ...
AKTUALITET
26 August15:28
Riaktivizohet zjarri në Qafë Helmes të Bulqizës,/ Kërkohet ndërhyrja nga ajri...
Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar në malin e Qafë Helmes, në territorin e fshatit Koçaj, Njësia Admin...
AKTUALITET
26 August15:02
Trafik i rënduar në aksin Kavajë-Rrogozhinë, bllokohet qarkullimi drejt Jugut
Është rënduar ndjeshëm qarkullimi në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në drejtim të Jugut të vendit, ku automjetet j...
AKTUALITET
26 August14:49
Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri
Presidenti Bajram Begaj ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, znj. ...
AKTUALITET
26 August14:42
Pronari i One/ Nga falimentimet tek evazioni, si u bë zari i Meszarosit, një nga oligarkët më të mëdhenj të Hungarisë
Një lajm që dukej si i dorës së dytë nga viti 2025: me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtis&eum...
AKTUALITET
26 August14:39
Ankimohet në KPP tenderi për studimin e fizibilitetit të menaxhimit të ujërave të shiut në Vlorë
Tenderi për hartimin e studimit të fizibilitetit për përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit të menaxhimit të ujërave t...