Merret vendimi, nga 3 shtatori nuk do të lejohet më mish nga Brazili në Shqipëri

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i kërkon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që të njoftojë tregtarët se nga data 3 shtator nuk do të lejohet më importi i mishit nga Brazili.
Kjo pas qëndrimit unanim që mbajtën ekspertët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për shkak të përdorimit të medikamenteve veterinare që rrisin masën muskulore të kafshëve.
Në dokumentin shkresor që MBZHR i ka përcjellë AKU mbi porositë e BE, kërkohet që merren masat për zbatimin e këtij vendimi.
Që prej vitit 2006 e deri në ditët e sotme, Brazili ka luajtur një rol të rëndësishëm si një ndër furnizuesit kryesorë të tregut me mish viçi, derri dhe pule. Për më tepër, këto produkte kanë përbërë një burim të rëndësishëm të lëndës së parë për industrinë e përpunimit të mishit, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin dhe zgjerimin e këtij sektori.
Lexo edhe
AKTUALITET
Jetonte i vetëm në banesë, 85-vjeçari gjendet i pajetë në Pogradec

Zjarr në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, flakët përhapen me shpejtësi

Flakët përfshijnë katin e pestë të një pallati në Sarandë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Situatë alarmante në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Kafshët përpëliten në temperatura të larta, pa ujë dhe të sëmurë

Digjet edhe Lura, flakët përhapen me shpejtësi nëpër pyje

Ndotje në bregdetin e Borshit dhe Qeparos, pushuesit denoncojnë mbetje nafte në det

Hetimet/ U ndalua si i dyshuar për zjarrin në Krujë, lirohet 74-vjeçari

Arrestohet në Durrës suedezi që qarkullonte në plazh me pistoletë





