Mes dhimbjes së familjarëve dhe kolegëve, i jepet lamtumira e fundit gazetarit Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti, është përcjellë këtë të diel për në banesën e fundit, një ditë pasi humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor në zonën e Porto Novës, në Zvërnec.
Ceremonia mortore u parapri nga homazhet e zhvilluara në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, ku familjarë, miq, kolegë, qytetarë dhe përfaqësues të politikës u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit 40-vjeçar. Mes pjesëmarrësve ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Humbja e Enrik Mehmetit ka prekur thellë komunitetin e gazetarëve dhe qytetin e Vlorës, ku ai ushtroi profesionin për shumë vite. Me raportimet e tij nga terreni dhe angazhimin në mbulimin e zhvillimeve kryesore të jugut të vendit, ai u bë një nga emrat më të njohur të gazetarisë lokale.
Mehmeti ndoqi nga afër ngjarjet më të rëndësishme të qarkut të Vlorës, duke raportuar mbi kronikën, operacionet policore, zhvillimet politike, problematikat sociale dhe turizmin. Ai vlerësohej nga kolegët për profesionalizmin, seriozitetin dhe gatishmërinë për të qenë gjithmonë në vendin e ngjarjes.
Gazetari u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Lexo edhe
AKTUALITET
Homazhet në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, Enrik Mehmeti do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00

DETAJE/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen e tyre

Shkuan për kontrolle/ Punonjësit e Task Forcës së Tatimeve mbahen peng në Golem, 4 të arrestuar

Makina del nga rruga pranë Rubikut, dy të plagosur përfundojnë në spital

Vrasja e Edmond Sulës ende pa autor/ Hetimet zgjerohet te biznesi i kanabisit mjekësor në Maqedoni

Zjarri shkrumbon një shtëpi të pabanuar në Stan Karbunarë të Lushnjës/ Dyshohet për shkëndijë elektrike

Plagoset me çifte një person në Bulqizë, autori mendoi që qëlloi kafshët e egra që po i dëmtonin të mbjellat





