Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid
AKTUALITET

Mesazhi i ndjerë i francezit: Madhështia e një populli matet me humanizmin dhe qëndresën e tij

P
Piranjat 1 August 2026, 21:13 · 3 min lexim
Mesazhi i ndjerë i francezit: Madhështia e një populli matet me

Një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 63 të qytetarëve, ku një francez iu drejtua qytetarëve shqiptarë me një mesazh të fuqishëm.

Duke e nisur fjalimin me një notë humori, ai deklaroi se megjithëse nuk është perfekt pasi nuk është shqiptar, ai është i martuar me një shqiptare dhe e dashuron vendin, të cilin e viziton rregullisht prej një dekade.

Gjatë fjalës së tij, francezi vlerësoi historinë e lashtë të kombit, duke përmendur rrënjët ilire dhe figura historike si Skënderbeu, Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri dhe Nënë Tereza.

Ai theksoi se madhështia e një populli matet me humanizmin dhe qëndresën e tij, duke u kërkuar qytetarëve të jenë krenarë për të shkuarën e tyre.

Duke cituar gjeneralin De Gaulle, ai theksoi se demokracia është e pandashme nga sovraniteti kombëtar dhe i kërkoi turmës të mos presë zgjidhje nga jashtë.

"Miq të dashur shqiptarë. Nuk jam perfekt, nuk jam shqiptar, jam francez, por mos u merakosni jam i martuar me një shqiptare. Që prej 10 vjetësh, vij rregullisht dy tre herë në vit në vendin tuaj dhe kam mësuar të njoh traditat tuaja dhe të njoh popullin tuaj dhe ta dua Shqipërinë. Është një krenari për mua që të flas sot për Shqipërinë, për popullin e saj që i ka rrënjët tek Iliria e vjetër, që prej shekujsh ka luftuar për tokën, për lirinë e tij.

Ju jeni bijtë e Skënderbeut, bijtë e Ismail Qemalit, të vëllezërve Frashëri, dhe Nënë Terezës që i tregoi botës se madhështia e një vendi matet në humanizmin e tij. Jini krenarë për gjithçka keni bërë. Jeni popull shumë bujar, por bujaria nuk duhet të keqinterpretohet si naivitet. Mos prisni kurrë që zgjidhja të vijë nga jashtë. Siç thoshte dhe gjenerali De Gaulle, demokracia është e pandashme nga sovraniteti.

Liria nuk do vijë as nga Brukseli, as nga Ëashingtoni. Ajo do vijë nga ky shesh dhe Shqipëria sot nuk ka nevojë vetëm për një qeveri të re, por ka nevojë për një mentalitet të ri që do ta ndërtojnë shqiptarët vetë dhe një gjeneratë e re e cila duhet të vijë të marrë pushtetin. Një gjeneratë e re që do t'i shërbejë vendit përpara vetes së saj dhe do t'i kthejë dinjitetin dhe prosperitetin. Jini krenarë për të shkuarën tuaj dhe kini besim për të ardhmen dhe mbi të gjitha mos harroni kurrë që fati i Shqipërisë është në duart e shqiptarëve dhe të bashkëkombasve mbarë botën. Faleminderit", tha ai. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.