Mesazhi nga protesta për Ramën: Këtij populli i ka shkuar thika në eshtra! Eja përballu me ne këtu!

Një qytetare ka marrë fjalën përpara Kryeministrisë, duke shprehur revoltën e popullit të thjeshtë dhe duke i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama që të dalë dhe të përballet me protestuesit në shesh.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se qytetarët kërkojnë zhvillim dhe bashkëpunim, por pa u cenuar dinjiteti i tyre.
“Këtij populli i ka shkuar thika në eshtra. I bëj thirrje Ramës: ne nuk jemi budallenj. E duam të bukurën, e duam të mirën, e duam bashkëpunimin me botën, por jo duke na shkelur ne! Popullin e thjeshtë!” u shpreh ajo.
Në mbyllje të mesazhit të saj, protestuesja kërkoi që kreu i qeverisë të dëgjojë zërin e qytetarëve që ndodhen përpara seliës së tij.
“Ndaj zoti Rama eja përballu me ne këtu!” përfundoi ajo.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Listat e deputetëve janë të kriminalizuara”/ Ish-pjesëtari i RENEA në protestë: Zyrtarët shtetërorë tallen me çdo fond publik!...

Pas publikimit të pamjeve në media, policia reagon për sherrin masiv në zonën e Syrit të Kaltër. Si nisi konflikti banal

Turisti nga Suedia i bashkohet protestës: Jam i lodhur nga korrupsioni! Kanë harruar njerëzit, ju jeni shumica, ata janë pakica

“Kjo është protesta e popullit, nuk futet në xhep”, pedagogu Lush Susaj: 7 mln shqiptarë janë protestues!

Hetimi i ‘review-ve’/ Tepelena njofton kallëzim penal ndaj Hitës: Nuk kemi frikë, mbrojmë lirinë e shprehjes

"Më dehu dhe përfitoi"/ 21-vjeçari shqiptar akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane

“Balluku kërkon të na nxjerrë nga shtëpitë!” / E moshuara nga Durrësi: 43 ditë protestë janë për ne 43 orë!

VIDEO/ Trafik kilometrik në aksin mbi Kaninë në Vlorë





