Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

"Meta i pafajshëm në aferën CEZ-DIA"/ Blushi: Përgjegjësi i vetëm për dëmin prej 479 mln euro të CEZ-it është kryeministri

P
Piranjat 3 April 2026, 16:44 · 1 min lexim
"Meta i pafajshëm në aferën CEZ-DIA"/ Blushi:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, njoftoi sot se avokatët e Presidentit Ilir Meta kanë paraqitur prova dhe dëshmi zyrtare që tregojnë se Meta nuk ka lidhje me aferën CEZ-DIA.

Blushi bëri të ditur se dëshmitë e dy përfaqësuesve më të lartë çekë të CEZ-it, Josef Hejsek dhe Tomas Pleskaç, konfirmojnë se Meta nuk përmendet në asnjë dokument apo provë të lidhur me këtë çështje. Dëshmitë tregojnë se kontrata CEZ-DIA u negocua dhe u finalizua nga Dritan Prifti, i cili atëkohë ishte ministër i Ekonomisë.

Sipas Blushit, hetimi gjashtëvjeçar kundër Metës nuk ka gjetur asnjë fakt penal dhe akuzat ishin të bazuara në kallëzime të dyshimta. Ai shtoi se përgjegjës për dëm ekonomik në këtë rast mbetet Edi Rama, i cili sipas tij i ka dhënë 479 milion euro CEZ-it, pa u ndjekur penalisht.

Blushi tha se drejtësia duhet të veprojë dhe askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për aferat e mëdha financiare në vend.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.