Meta uron besimtarët për Pashkët: Paqja qoftë me ju

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët e krishterë katolikë dhe ungjillorë në prag të festës së Pashkët.
Në mesazhin e tij, Meta uroi që kjo festë e rëndësishme të sjellë sa më shumë mbarësi, shëndet, begati dhe lumturi për të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre.
‘Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet tuaja!’, shprehet ai në urimin e tij.
Mesazhi i presidentit të PL-së, Ilir Meta:
Në vigjilje të Pashkës së Madhe, u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë dhe ungjillorë urimin më të përzemërt për sa më shumë mbarësi, shëndet, begati dhe lumturi!
Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet tuaja!
I bashkohem lutjes së Papa Leo XIV:
‘Paqja qoftë me ju, kjo është paqja e Krishtit të ringjallur, një paqe çarmatuese, e përulur dhe ruajtëse, që do të hyjë në zemrat tuaja, në familjet tuaja dhe në të gjithë botën.’
Lexo edhe
AKTUALITET
Softa: Paralajmërimi i SHBA-së për sulm nga Irani në Shqipëri duhet marrë seriozisht

Besimtarët katolikë kremtojnë Vigjiljen e Pashkës në Tiranë, mesha zhvillohet në Katedralen “Shën Pali”

Gëzuar Pashkët! Mbahet Mesha e Pashkëve në Katedralen Katolike në Tiranë

Kolektori i ujërave të zeza i shkatërruar prej dy vitesh, banorët e Rrëshenit: Nuk është marrë asnjë masë për riparimin e tij

'Skifterat' i vjedhin ‘Porschen’ me vlerë 200 mijë euro, pronari shqiptar i sheh ‘live’





