Ndryshon kalendari i Superiores/ Java e 9-të do luhet të mërkurën dhe të enjten
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...
Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pr...
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudh&eu...
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte në Bashkinë Bakirkoy të Stambollit, n...
Ndryshimi i qeverisë, por sidomos i pushteteve në Shqipëri, shoqërohet rëndom me largimin e punonjësve të administratës, duke u zëvendësuar me njerëz më të devotshëm për partinë në pushtet.
Ndërkohë që ky proces aspak normal përfshin mijrëra njerëz, shumë pak prej tyre kthehen në kazuse politike dhe marrin vëmendje të lartë, deri në arenën parlamentare.
Një rast i tillë është Elda Kalaja. Zonja Kalaja ishte Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës gjatë mandateve të qeverisë “Berisha 2”, deri në fund të vitit 2013.
Pasi pushteti kaloi në dorën e koalicionit të majtë të asaj kohe, i përbërë nga Partia Socialiste e Edi Ramës dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, nisi një proces largimi masiv i zyrtarëve të lartë që kishin punuar me qeverinë e djathtë.
Një ndër vendimet e para që mori Ministrja e Integrimit në atë kohë, Klajda Gjosha, ishte largimi i Elda Kalajas nga posti i saj i lartë në këtë institucion.
Shkarkimi nga detyra i zonjës Kalaja u kthye në një kazus nga Partia Demokratike në opozitë. Përgjatë të gjithë muajit shtator 2014, deputetët demokratë akuzuan qeverinë e re se e kishte shkarkuar Elda Kalajan nga detyra vetëm për arsye politike.
Situate u acarua shumë dhe opozita e shndërroi rastin e zonjës Kalaja në një shkak për të bllokuar seancat parlamentare.
Nxehtësia e debateve politike për një emër të vetëm detyroi kryeparlamentarin e asaj kohe, Ilir Meta, që të bënte një lëvizje zbutëse. Kuvendi organizoi një konkurs dhe e emëroi zonjën Elda Kalaja në pozicionin e Këshilltares në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit me Bashkimin Europian.
Ndërhyrja e Metës shoi debatin politik për Elda Kalajan dhe axhenda politike e maxhorancës dhe opozitës kaloi në çështje të tjera.
Ndërkohë, zonja Kalaja qëndroi në detyrën në Parlament deri në fund të mandatit të Metës si kryeparlamentar, në vitin 2017. Ajo, më tej, pati angazhime në organizma të tjerë jashtë sektorit publik, duke pasur gjithnjë me vete “vulën e opozitares”.
Por, vitet kaluan e, bashkë me kohën, duket se Elda Kalaja kaloi edhe ylberin politik.
Në qeverinë “Rama 4”, emri i zonjës Elda Kalaja rikthehet sërish në majën e administratës qeveritare.
Ajo tashmë është emëruar Shefe e Kabinetit të Ministres socialiste të Shëndetësisë, Evis Sala. Duket se, Elda Kaja e ka lënë pas historinë e “opozitares” dhe i është bashkuar trendit më të ri që ka përfshirë disa ish-zyrtarë të rëndësishëm në qeverisjen e demokratëve, atë të “bashkimit të forcave me pushtetin e Edi Ramës dhe qeverisë e tij”./BOLDNEWS
Mbi 500 banorë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të mërkurë në Elbasan, si pasojë e dëmtimeve në rr...
Ndërsa Tirana “rritet” me ritme të shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojave ...
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i fokusuar në goditjen e trafikimit në Shqipëri të automjeteve luksoze të...
Që prej vazhdimit të reshjeve të shiut, 6 familje në njësinë administrative Xibër, Bashkia Klos, kanë mbetur të b...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka qenë sot pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në Durrës. Nga zona e ish-k&eum...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm d...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të madhe të rrugës që lidh qendrën e Njësisë Dardhas me aksin nacional....
Banorët e fshatit Gjorm, në Bashkinë Kurbin, dolën në protestë për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme dhe d...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika të mëdha në Pogradec. Raportohet për rrëshqitje të mëdha në rrugë...
Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer edhe një herë situatën dramatike të përmbytjeve në zonën e njohur si ish...