AKTUALITET

Miliardat e armëve/ Elbit Systems, kompania izraelite e pezulluar për korrupsion hap degë në Tiranë

Piranjat Përditësimi i fundit 15 May 2026, 18:15

Miliardat e armëve/ Elbit Systems, kompania izraelite e pezulluar për

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur degë në Shqipëri. Tre ditë më parë, kompania regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit degën e saj në Shqipëri, e cila do të kryejë të njëjtin aktivitet si mëma e saj në Izrael. Elbit është një nga prodhuesit më të madh të armëve në botë. Ardhja e saj në Shqipëri lidhet me një kontratë të madhe sekrete që Shqipëria ka nënshkruar me këtë kompani për blerjen e armëve.

Kontrata miliardere

Në korrik të vitit të kalauar, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua në Këshillin e Ministrave. Për shumë muaj firma e Vengut u konsiderua thjesht një marrëveshje normale midis dy qeverive për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Por në fund të vitit të kaluar u zbulua se se ajo nuk ishte thjesht një marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret qindra milionë dollarësh me kompaninë private, Elbit Systems.

Në nëntor të vitit të kaluar, një nga gazetat më të mëdha izraelite, Haaretz, zbuloi se Elbit System ka siguruar një kontratë multi milionë dollarëshe nga qeveria shqiptare për të furnizuar Shqipërinë me armatim të rëndë, përfshirë murtaja dhe dronë. Paralelisht, kompania izraelite do të hapë dhe shkollën e aviacionit në Vlorë. Shuma e kontratës mbahet sekret, por disa burime nga ministria e Mbrojtjes thonë se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila mund të shkojë deri në 400 milionë dollarë.

Një burim konfidencial tha se qeveria po shqyrton një skemë të ngjashme me atë të projekt Smart City, për të financuar faturën e rëndë që Shqipëria do t’i paguajë Elbit Systems. Sipas këtij burimi, kompania izraelite do të gjejë vetë paratë në bankë. Shqipëria do të garantojë kredinë me garanci sovrane dhe pastaj do të marrë përsipër shlyerjen e saj duke përfshirë dhe interesat e majmë.

Në korridoret e ministrisë së Mbrojtjes përflitet se një nga arsyet e shkarkimit të Pirro Vengut nga posti i ministrit të Mbrojtjes dhe zëvendësimi i tij me Ermal Nufin ishte pikërisht hezitimi i Vengut për të firmosur detajet financiare të kësaj kontrate. Nuk dihet nëse procesi i firmave është ezauruar pas emërimit të Ermal Nufit, i cili në rrethet e ngushta njihet ndryshe edhe si Ermal Raketa, për shkak të gatishmërisë për të firmosur çdo gjë që i kërkohet, për të mos zhgënjyer shefin e tij. Sepse Ermali nuk zhgënjen, por për shefin bëhet raketë.

Miliardat e armëve/ Elbit Systems, kompania izraelite e pezulluar për

Pezullimi nga NATO për korrupsion

Verën e vitit të kaluar, Elbit Systems u pezullua nga agjencia e prokurimit të NATO-s për shkak të një skandali të madh korrupsioni që përfshin akuza për ryshfet dhe praktika të sanksionueshme, sipas dokumenteve të publikuara nga media investigative Folloë the Money.

Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA) pezulloi Elbit Systems dhe degën e saj Orion Advanced Systems më 31 korrik. Pezullimi pasoi shfaqjen e akuzave serioze që tregonin përfshirje të mundshme në praktika korruptive nga kompania izraelite.

“Pezullimet e shitësve pasojnë shfaqjen e akuzave serioze që tregojnë se ka të ngjarë që furnizuesit të jenë përfshirë në praktika të sanksionueshme, duke përfshirë parregullsi në dhënien e kontratave”, sipas një letre nga një menaxher i lartë në NSPA të shqyrtuar nga burime mediatike investigative.

Pezullimi e pengon Elbit të konkurrojë për tendera të rinj nga Nato ndërkohë që Aleanca Ushtarake pezulloi rreth 15 kontrata në vazhdim që kishte me kompaninë izraelite. Proçesi ligjor vazhdon dhe deri më tani nuk ka asnjë vendim përfundimtar nga gjykatat, por skandali tronditi jo pak NATO-n./ Kapitali.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?