Çmimet e shtrenjta, konkurrenca nis monitorimin e produkteve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës, njoftoi se në vijim të ankesave të qytetarëve dhe shqetësimit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, lidhur me nivelin e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm.
Monitorimi do të përfshijë supermarketet kryesore që operojnë në vend dhe synon të krijojë një panoramë të plotë mbi zhvillimet e këtij tregu, duke analizuar të dhënat mbi shitjet, strukturën e konsumit dhe ecurinë e çmimeve gjatë periudhës 1 Janar 2025–qershor 2026.
Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti u ka kërkuar subjekteve të paraqesin informacion të detajuar mbi shitjet totale për vitin 2025 dhe periudhën janar–qershor 2026, si dhe listën e 30 produkteve që zënë peshën më të madhe në shitjet e tyre të cilat do ti nënshtrohen një analizë të plotë krahasuese të sjelljes së tregut.
Qëllimi i monitorimit është të vlerësojë funksionimin e konkurrencës në këtë segment me rëndësi të veçantë për ekonominë familjare, të evidentojë prirjet e tregut dhe të identifikojë çdo element që mund të kërkojë ndërhyrjen e Autoritetit në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës mbetet i angazhuar për garantimin e tregjeve të hapura, konkurruese dhe transparente, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe mirëqenies së konsumatorit./Monitor
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

Shqiptari arrestohet në Greqi pas një serie vjedhjesh, u zbulua nga tableti i grabitur

Vrasja e Ilir Gjinit në Laç/ Dalin detaje të reja, viktima dhe autori kishin konflikt më herët, sekuestohet një revolver

Zjarr në një banesë në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Mbi 30 milionë Euro në kriptomonedha të sekuestruara nga grupet kriminale do të administrohen në Shqipëri, qeveria ndryshon ligjin

Grabiti një makinë dhe disa banesa, arrestohet në plazhin grek shqiptari

Vrasja e Ilir Gjinit, Policia gjen një pistoletë të dytë në vendin e ngjarjes

IGJEUM ngre alarmin: Kujdes nga zjarret! Gjashtë qarqe me rrezik të lartë





