AKTUALITET

Çmimi emocional, kur ankthi bëhet monedhë, “paratë nuk mjaftojnë më”

Piranjat Përditësimi i fundit 21 February 2026, 09:43

Çmimi emocional, kur ankthi bëhet monedhë, “paratë

Standardi i jetesës mund të ketë përmirësime materiale, por “çmimi emocional” është rritur ndjeshëm. Njerëzit ndihen më të lodhur psikologjikisht, pavarësisht se të ardhurat mund të jenë rritur. Rritja e çmimeve për mallra bazë, presioni i qirave, mungesa e sigurisë në punë dhe ndjenja se “paratë nuk mjaftojnë më”, po krijojnë një valë ankthi kolektiv.

Ka një paradoks të kohës sonë që nuk shfaqet në statistika dhe nuk matet me kurba ekonomike: ndërsa standardi i jetesës duket se ngjitet me hapa të vegjël, mirëqenia e brendshme zbret me vrap.

Kemi më shumë pajisje, më shumë shërbime, më shumë mundësi në letër, por ndihemi më të pasigurt, më të lodhur psikologjikisht, sikur çdo përmirësim material ka një kosto të padukshme.

Teksa të ardhurat rriten, çmimi emocional ka hyrë në epokën e vet të inflacionit po të lartë, duke e kthyer qetësinë në një ëndërr të shkuar dhe ankthin, në monedhën e përditshmërisë sonë.

Ekspertët e shëndetit mendor thonë se, realiteti i përditshëm përkthehet në një shtrëngim të ngadaltë dhe të padukshëm të presionit, ku rritja e çmimeve për mallra bazë, qiratë që rriten, mungesa e sigurisë në punë dhe ndjenja se “paratë nuk mjaftojnë më” edhe kur punon më shumë se kurrë, po prodhojnë një valë ankthi kolektiv.

Sipas mjekes psikiatër Arjana Rreli, në çdo familje përmendet të paktën një faturë që është bërë më e rëndë, një dëshirë që është shtyrë për më vonë dhe një plan që është ngushtuar deri në minimumin e mundshëm.

Sipas saj, ka më shumë frikë për të humbur stabilitetin e fituar me shumë mund.

“Kanë frika se e ardhmja, që dikur dukej si një territor me mundësi, sot është shndërruar në një tokë të panjohur ku asgjë nuk merret e mirëqenë. Në këtë klimë të brishtë, lodhja emocionale nuk është më vetëm pasojë e një dite të rëndë pune, por bilanci i akumuluar i viteve të pasigurta, të cilat kanë zhdukur gradualisht ndjesinë e rehatisë”, – thotë mjekja.

Nga ana tjetër, edhe kur teknologjia na lehtëson disa procese, ajo njëkohësisht shpejton ritmin e jetës në mënyrë jonjerëzore, duke na bërë të ndihemi gjithmonë pas, gjithmonë të paplotë, gjithmonë me kohë të pamjaftueshme për të pushuar mendjen; pushimi është bërë një luks që blihet me kursime emocionale, jo vetëm financiare.

Ndërkohë, rrjetet sociale shtojnë “benzinë” mbi këtë zjarr të padukshëm, duke e kthyer krahasimin në sportin më të ndjekur të epokës: të gjithë duken sikur jetojnë më mirë, shpenzojnë më lirshëm, përjetojnë më shumë, e kështu secili ndien se po mbetet prapa, edhe kur arritjet personale janë objektivisht më të mira se dje, një paradoks që krijon boshllëk të brendshëm dhe ul vlerësimin e vetes.

Konsumi emocional është po aq real sa inflacioni ekonomik: për të mbajtur ritmin, na shtohet stresi për të siguruar të ardhmen e fëmijëve, sakrifikojmë qetësinë për të mos humbur luftën e përditshme për stabilitet dhe kjo është një pabarazi e re që nuk matet me shporta shpenzimesh, por me numrin e njerëzve që bien të lodhur shpirtërisht në fund të çdo dite.

Kjo lodhje po grumbullohet si një borxh i heshtur ndaj vetes, një borxh që nuk shlyhet me rritje pagash, sepse nuk lidhet me xhepin, por me ndjenjën e mungesës së kontrollit mbi jetën.

Në fund, inflacioni emocional na mëson se rritja ekonomike nuk është garanci mirëqenieje nëse e brendshmja nuk pasqyron të njëjtën rritje, se çmimi i qetësisë është bërë i paçmueshëm dhe se shifra më shqetësuese e epokës sonë nuk është ajo e treguesve financiarë, por mungesa e gjumit të qetë dhe e shpresës së thjeshtë se e nesërmja do të jetë pak më e lehtë se sot.

Po në vendet e punës?

Inflacioni emocional, ndryshe nga inflacioni financiar, as nuk gjurmohet dhe as nuk pranohet. Por efektet e tij janë të pamohueshme.

Punonjësit tani presin më shumë empati, më shumë qartësi, më shumë siguri dhe më shumë “amortizim” psikologjik sesa çdo brez para tyre. Udhëheqësit shpesh e keqinterpretojnë këtë si nevojë. Profesionistët e rinj shpesh e interpretojnë mungesën e kësaj mbështetjeje si indiferencë.

Një ndryshim më i thellë kulturor po shpaloset në mënyrën se si përcaktohet vetë suksesi. Brezat e vjetër u formuan nga stabiliteti dhe siguria. Fuqia punëtore e sotme formohet nga përkatësia, njohja dhe të qenët “i parë”.

Për ta, përfshirja nuk është një nismë korporative. Është domosdoshmëri emocionale. Kështu shprehet edhe Dalina Gjicali, eksperte e burimeve njerëzore, e cila shton se, këto ndryshime nuk janë një fenomen i izoluar apo specifik vetëm për Shqipërinë.

“Është një prirje globale që po vërehet në tregjet e punës dhe kulturat organizative në Europë dhe më tej. Aktualisht ekziston një tension ndër breza që po shfaqet gjithnjë e më qartë në mjediset e punës.

Brezi aktual i drejtuesve dhe profesionistëve me përvojë është formuar në një kontekst ku mbështetja emocionale nuk artikulohej. Në shumë e shumë situata nuk kërkohej dhe as nuk konsiderohej pjesë e marrëdhënies së punës.

Përballimi në heshtje për ne ishte normë e pashkruar”, – thotë ajo.

Për këtë arsye, znj. Gicali shton se, kur brezi i ri, pra Gen Z, artikulon pritshmëri për empati, qartësi dhe siguri psikologjike, kjo kërkesë perceptohet ndoshta si ndjeshmëri e tepruar apo mungesë rezistence.

“Në fakt, kjo nuk është një kërkesë për më shumë privilegj sesa përfaqëson një zhvendosje të standardeve se çfarë konsiderohet marrëdhënie profesionale e shëndetshme.

Nevoja për mbështetje emocionale te ky brez lidhet ngushtë me një realitet më të paqëndrueshëm ekonomik, social dhe një mungesë identiteti”, – thotë ekspertja.

Znj. Gjicali thekson edhe se ky brez është rritur në një mjedis me pasiguri financiare, kriza, pandemia, sidomos ndryshime të shpejta teknologjike.

“Tregu i punës është shumë më pak linear dhe më pak i parashikueshëm. Në këtë kontekst, empatia, transparenca dhe mirëqenia emocionale nuk përjetohen si ‘kujdes i tepërt’, por si mekanizma mbrojtës që u lejojnë të funksionojnë dhe të angazhohen edhe më shumë.

Në mungesë të këtyre elementeve, boshllëku interpretohet si indiferencë ose mungesë respekti, jo sepse brezi është më i dobët emocionalisht, por sepse pritshmëritë për mirëqenie psikologjike në punë janë ripozicionuar si element shumë i rëndësishëm në ekuacionin punëdhënës-punëmarrës”, – përfundon ajo.

Studime të ndryshme tregojnë se, teknologjia ka sjellë një shtresë tjetër pasigurie. IA dhe automatizimi kanë krijuar ankth profesional, frikën e të qenët i vjetruar ose i zëvendësuar.

Edhe profesionistët me përvojë vënë në dyshim rëndësinë e tyre në një botë ku përshkrimet e punës evoluojnë më shpejt se ciklet e të mësuarit.

Kohët e fundit, studiuesit janë përqendruar në stresin ose shqetësimet financiare që dallohen nga borxhet, kreditë dhe tregues të tjerë objektivë të vështirësive financiare.

Ndërsa treguesit karakterizohen nga pamundësia objektive për të përmbushur nevojat aktuale financiare, tkurrja e financiare karakterizohet nga perceptimi subjektiv i një individi për situatën financiare në të cilën ndodhet.

Studimet tregojnë se shqetësimet dhe ankthi financiar lidhen negativisht me shëndetin e përgjithshëm mendor dhe mund të shkaktojnë perceptime negative të aftësisë së vetë individëve për të menaxhuar paratë, si dhe ulje të mirëqenies financiare sipas një studimi të “American Psychological Association”.

Në hulumtime theksohet se personat me probleme shëndetësore (p.sh., kancer, çrregullime mendore) mund të vuajnë më shumë nga shpenzimet mjekësore, borxhet dhe barrët financiare, të cilat gjithashtu mund të përkeqësojnë cilësinë e jetës./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?