Çmimi i karburantit, Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen me pakicë dhe shumicë të naftës dhe benzinës, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të shtunë, 19 shtator, Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të mos jetë më shumë se 219 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë të jetë maksimumi 207 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar në jo më shumë se 195 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë tavani është vendosur në 183 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, 19 shtator, në orën 16:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e parë.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 19 Shtator 2026, vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
Lexo edhe
AKTUALITET
Frikë nga shpopullimi apo epërsi për të treguar ‘muskujt’? Greqia jep deri në 10 mijë euro për ata që zhvendosen në zonat kufitare...

Falsifikuan dokumentet për 6 prona në Fier, arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi

Bashkëshortja e Alban Hoxhës ndërroi jetë pas lindjes së djalit/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Elona Burbën dhe Petrit Rexhepin...

Sekuestrohen mbi 400 kilogramë kanabis në frigorifer, arrestohet i riu shqiptar në Itali

61 bashki, 312 njësi administrative/ Raporti zbardh problemet që duhet të adresojë Reforma Territoriale

Parashikimi i moti për ditën e sotme

Detaje/ Policia spanjolle godet rrjetin me tonelata kokainë drejtuar nga shqiptarët. Sekuestrohen 29 automjete luksoze

Vlorë/ Zjarr në kuzhinën e një restoranti në Skelë, flakët përfshijnë garazhin nëntokësor





