Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Çmimi i naftës po rritet në heshtje, kalon mbi 2 mijë lekë për litër

P
Piranjat22 July 2026, 18:27 · 2 min lexim
Çmimi i naftës po rritet në heshtje, kalon mbi 2 mijë

Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë për litër që u tregtua 1 javë më parë në pikat e pakicës të karburanteve Brenda 7 ditëve çmimi i naftës është rritur me 8 lekë për litër. Ndërsa çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar, duke vijuar të tregtohet me 189 lekë për litër. 

Ndryshimet e çmimit të naftës në tregun vendas, po ndikohen nga çmimet në tregjet ndërkombëtare, për shkak të varësisë së importit.

Përshkallëzimi i ri i luftës në Lindjen e Mesme solli rritje të re të çmimeve në bursat e huaja. Ditën e martë çmimi i naftës bruto arriti 91 USD për fuçi.

Ndërsa presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërcënuar me një përshkallëzim të ri të luftës së tij në Iran, duke paralajmëruar se SHBA-ja së shpejti do të nisë një sulm ndaj një objekti bërthamor iranian të fortifikuar rëndë, në një kohë kur çmimet e naftës po rriten me shpejtësi.

Kërcënimi i presidentit vjen mes një përshkallëzimi të konfliktit gati 5 -mujor mes Uashingtonit dhe Teheranit, pasi ushtria amerikane përfundoi natën e dhjetë radhazi të bombardimeve dhe çmimi i naftës arriti në 91 USD për fuçi.

Zotimi i SHBA-ve për veprime të reja ushtarake vjen në një kohë kur ankthi mes tregtarëve të naftës po rritet, pasi kalimi i naftës bruto përmes Ngushticës së Hormuzit është ngadalësuar ndjeshëm ditët e fundit dhe rezervat globale po bien në nivele kritike.

Përmes Ngushticës së Hormuzit kalon 1/5 e naftës të tregjeve botërore dhe ndërprerja e kalimit përmes saj mund të çojë çmimin e naftës deri në 120 USD për fuçi sipas parashikimeve të analistëve të huaj. /Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.