Çmimi i ujit pëson rritje, rritja për të mbuluar dështimin e ujësjellësave

Enti Rregullator i Ujit pranoi kërkesat e shoqërive rajonale të Ujësjellësave për rritjen e tarifave. Për të mbuluar paaftësinë e tyre menaxheriale, ndërmarrjet kanë vendosur t’ua ngarkojnë barrën financiare qytetarëve, nëpërmjet rritjes abuzive të faturës, skenar ky i mbështetur nga ERE, që ka miratuar çdo kërkesë për rritje faturash, pa analizuar shkaqet reale. KLSH thotë se rritja e ndjeshme e tarifave të ujit po përdoret si mjet për mbulimin e pasojave të jo-efiçencës së ndërmarrjeve të ujësjellësave dhe jo si një instrument për të reformuar sektorin.
Gjatë vitit 2025, Enti Rregullator i Ujit pranoi kërkesat e thuajse të gjithë shoqërive rajonale të Ujësjellësave për rritjen e tarifave për qytetarët, nën argumentin se fondet shtesë do të shkonin për modernizimin e rrjetit të ujit të pijshëm. Megjithatë, të dhënat zyrtare tregojnë se rritja e faturës për qytetarët, në disa raste deri në 250 përqind më shumë, ishte një skemë institucionale për të kamufluar dështimin e ndërmarrjeve të ujësjellësave për reduktimin e sasisë së ujit që humbet në rrjet.
“Uji pa të Ardhura” është një term që përdoret për ujin që shkon dëm për shkak të rrjetit të amortizuar. Enti Rregullator i Ujit thotë se Uji pa të Ardhura, pra ai që shkon dëm për shkak të tubacioneve të shkatërruara, përbën rreth 61 përqind të sasisë që gjenerohet nga ndërmarrjet e ujësjellësave. Kjo masë e madhe uji të pijshëm, i cili nuk kalon në matësat e familjeve dhe bizneseve përbën një humbje të ndjeshme për Shoqëritë Rajonale të Ujësjellësave.
Për të mbuluar paaftësinë e tyre menaxheriale, ndërmarrjet kanë gjetur rrugën më të shkurtër, duke ua ngarkuar barrën financiare qytetarëve, nëpërmjet rritjes abuzive të faturës. Skenari i tyre është mbështetur verbërisht nga Enti Rregullator i Ujit, i cili ka miratuar çdo kërkesë për rritje faturash, pa analizuar shkaqet reale dhe duke rënduar buxhetet, sidomos atyre familjare.
Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se rritja e ndjeshme e tarifave të ujit në thuajse të gjithë qytetet e Shqipërisë po përdoret si mjet për mbulimin e pasojave të jo-efiçencës së ndërmarrjeve të ujësjellësave dhe jo si një instrument për të reformuar sektorin.
Audituesit shtetërorë thonë në një raport të publikuar së fundmi se Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kërkesat e shoqërive rajonale të ujësjellësave për rritjen e tarifave, pa bërë më parë një analizë nëse këto struktura kanë marrë masat për rregullimin e tubacioneve të prishura apo ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet.
Lexo edhe
AKTUALITET
Plumba në drejtim të 30-vjeçarit/ Divorci, pista kryesore e hetimit në sulmin e Milotit

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Kokainë, armë e automjete luksoze, në pranga dy persona

1.200 m² dhe me vlerë 2.6 milionë euro, si duket kështjella luksoze e Ermal Beqirit në Francë

Alarm në Gjirokastër! Zjarri pranë repartit ushtarak përfshin parkun e bletëve

Zjarr në malin e Vinës në Gramsh, zjarrfikësit ecën dy orë në këmbë për të shuar flakët





