Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës
AKTUALITET

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Francës për ekstradimin e Ermal Beqirit

P
Piranjat 4 August 2026, 11:21 · 2 min lexim
Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Francës për

Ministria e Drejtësisë ka përcjellë pranë autoriteteve franceze dokumentacionin zyrtar për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj, i arrestuar pak ditë më parë në Francë.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë me dije se, pas kërkesës së SPAK, ministria ka dërguar dokumentet përkatëse te autoritetet ligjzbatuese franceze, duke nisur zyrtarisht procedurat për kthimin e tij në Shqipëri.

Në dosjen e ekstradimit është përfshirë edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila ka caktuar ndaj Beqirajt masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi ai dyshohet për kryerjen e shtatë veprave penale.

Beqiraj u arrestua nga autoritetet franceze pasi u kap duke fluturuar me një avion privat mbi një central bërthamor.

Ndërkohë, dy ditë më parë, SPAK kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij në Francë, të dyshuara se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Kërkesa përfshin llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro, dy apartamente, një kështjellë në departamentin Oise me vlerë rreth 2.6 milionë euro, si edhe mjete motorike.

Biznesmeni kërkohet nga SPAK në kuadër të hetimeve për abuzimet e dyshuara me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ndaj tij janë ngritur akuzat për “konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “heqje të paligjshme të lirisë”, “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.