Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Ministria e Shëndetësisë reagim zyrtar: Spitali i Lushnjes funksionon normalisht, nuk ka mungesa materialesh

P
Piranjat16 April 2026, 16:39 · 1 min lexim
Ministria e Shëndetësisë reagim zyrtar: Spitali i Lushnjes

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar zyrtarisht pas disa deklaratave të bëra sot në Kuvend, duke sqaruar se ato nuk pasqyrojnë situatën reale në Spitalin e Lushnjes. Në reagimin zyrtar theksohet se spitali ndodhet aktualisht në proces rikonstruksioni, çka ka sjellë riorganizime të përkohshme të shërbimeve, por pa ndërprerë asnjë prej tyre për qytetarët.

“Nuk ka mungesë të materialeve bazë si pambuk apo alkool. Furnizimi është i rregullt. Asnjë shërbim nuk është ndërprerë. Shërbimi gjinekologjik është riorganizuar përkohësisht brenda spitalit. Mamografia është funksionale,” thuhet në deklaratë.

Ministria thekson gjithashtu se spitali vijon aktivitetin normal dhe po garanton shërbim dhe siguri për pacientët, pavarësisht ndërhyrjeve infrastrukturore që janë në proces.

Sipas autoriteteve shëndetësore, çdo pretendim për mungesa apo ndërprerje shërbimesh nuk përputhet me gjendjen aktuale në institucion.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.