Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë...
AKTUALITET

Miqtë japin alarmin: Avokati Altin Goxhaj është rrëmbyer! Asnjë nga Komisariatet e Tiranës nuk ka informacion

P
Piranjat16 April 2026, 21:08 · 1 min lexim
Miqtë japin alarmin: Avokati Altin Goxhaj është rrëmbyer!

Ambientalisti Sazan Guri ka bërë një lajmërim të fortë në rrjetet sociale, duke pretenduar se avokati dhe një nga kritikët e zëshëm të qeverisë, Altin Goxhaj, është "arrestuar" nga persona pa uniformë, por të prezantuar si punonjës policie.

Sipas Sazan Gurit, asnjë nga komisariatet e Tiranës nuk ka bërë asnjë reagim dhe pavarësisht interesimit të tyre, nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse Altin Goxhaj ndodhet në stacionet policore apo është marrë peng.

"Lajm i kobshem! Thone qe avokati dhe zeri i forte e kritik i qeverise Altin Goxhaj eshte arrestuar nga nje grup ne emer te policise, por pa uniforme policie, dhe askush nga komisiaratet nuk te thote nje fjale?!!?", shkruan Sazan Guri.

Miqtë japin alarmin: Avokati Altin Goxhaj është rrëmbyer!

Edhe persona të afërt me avokatin Altin Goxhaj shprehen se momentalisht nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e tij dhe edhe ata, kanë dyshime se ai është rrëmbyer nga persona të prezantuar si policë.

"Jam gati te nisem nga Berati te zbuloj se ku ndodhet te pakten!?", shton Sazan Guri.

Ngjarja sapo është raportuar dhe më vonë gjatë mbrëmjes pritet që të ketë një informacion dhe nga Policia e Shtetit. Burime jozyrtare tregojnë se avokati Altin Goxhaj ndodhet në ambientet e Komisariatit Nr.2.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.