AKTUALITET

Mir Pepa mbante me lekë dy motrat Berisha dhe Pjerin Ndreun, SPAK zbulon bisedat

Piranjat Përditësimi i fundit 1 May 2026, 09:49

Mir Pepa mbante me lekë dy motrat Berisha dhe Pjerin Ndreun, SPAK zbulon

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arresti për Jetmir Pepën, i njohur si “Mir Pepa”, një person me precedentë penalë që prej muajsh rezulton në kërkim. Ndonëse në publik është paraqitur si biznesmen dhe figurë e lidhur me jetën e natës, dosja hetimore paraqet një realitet tjetër, ku në qendër janë përgjimet e bisedave të tij me dy motrat Berisha, të mbushura me tensione, borxhe dhe përplasje për para.

Komunikimet janë të drejtpërdrejta, shpesh të ashpra, dhe zbulojnë një situatë të rënduar financiare mes palëve.

“Na duhen lekë… s’kemi ba punë”

Në një nga fragmentet më domethënëse, presioni për para del hapur në komunikimet me motrat Berisha:

“Sa lek jeni borgj… dun lek prap… na duhen lekt… ska lek se s’kena ba pun!!”

Ky fragment pasqyron një gjendje të vështirë ekonomike, ku mungesa e të ardhurave dhe borxhet dominojnë çdo diskutim.

Në përgjime dalin edhe referenca për pagesa specifike, ku përmendet edhe emri i Pjerin Ndreut:

“300 euro duhen me marr punën… duhen 300e me ja dhan Pjerinit…”

Këto biseda ngrenë pikëpyetje mbi natyrën e “punëve” që kërkojnë pagesa paraprake, ndërsa përmendja e këtij emri e bën çështjen edhe më sensitive.

Një tjetër fragment nxjerr në pah kontrastin mes aseteve dhe mungesës së likuiditetit:

“Token e kena peng 100 hektar… nuk i ka lekt… duhen lekt tani…”

Edhe pse përmenden prona të konsiderueshme, situata reale duket e rënduar nga mungesa e parave cash.

Tensionet mes Pepës dhe motrave Berisha janë të dukshme edhe në përplasjet për mënyrën e shpenzimit të parave:

“Ju keni menjen veç me pagu lekt gjysma për ato badigardat… duhet me i ba vet punët…”

Këto komunikime tregojnë për akuza të ndërsjella dhe pakënaqësi të forta mbi prioritetet financiare.

“Në hall për lekë… duke kërkuar borxh”

Situata përshkruhet edhe më qartë në një tjetër fragment:

“Kan ra në hall për lek… tu shku tu marr pun në çdo ven… tu kërku lek borxh…”

Një tablo e një marrëdhënieje të tensionuar, ku palët përpiqen të sigurojnë para në çdo mënyrë.

Bisedat mes “Mir Pepës” dhe motrave Berisha zbulojnë një ndërthurje të fortë mes marrëdhënieve personale dhe problemeve financiare, ndërsa ai përmendet si ish-partner i njërës prej tyre dhe është përfshirë edhe në një përplasje publike me Klea Prengën. Me një të shkuar problematike, përfshirë një atentat në 2021 dhe një incident me armë në 2025, Pepa rezulton në kërkim, ndërkohë që në emër të tij figurojnë edhe pasuri si klubi “Soluna” në Shëngjin. Megjithatë, përgjimet tregojnë një realitet ndryshe nga imazhi publik, me borxhe, mungesë likuiditeti dhe tensione të vazhdueshme për para mes tij dhe motrave Berisha, ku në biseda përmendet edhe Pjerin Ndreu.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?