FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, u shqyrtua sot projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti, prezantoi në komision këtë projektligj, ndërsa të pranishme ishin edhe Vilma Tomço, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor dhe Fotjona Taçe, drejtoreshë kabineti pranë Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Joti tha se “ky projektligj synon të ndryshojë nenet që lidhen me varësinë e ASIG (Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor), duke e kaluar atë nga Kryeministri te Ministri i Mbrojtjes”.
“Ky institucion do të jetë tashmë pjesë e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrisë përgjegjëse për sektorin e gjeoinformacionit. Ky ndryshim vjen si rrjedhojë e gjetjeve të raportit të SIGMA-s, i kryer në vitin 2025, mbi forcimin e qendrës së qeverisjes në Shqipëri. Raporti ka vlerësuar situatën aktuale, duke theksuar se struktura administrative mbetet e centralizuar, me 29 agjenci dhe autoritete që raportojnë drejtpërdrejt në zyrën e Kryeministrit. Në këto kushte, është rekomanduar reduktimi i numrit të institucioneve në varësi të Kryeministrit, duke dhënë sugjerime konkrete për kalimin e tyre në varësi të ministrive të linjës”, tha Joti.
Sipas Jotit, argumentet kryesore për kalimin e ASIG në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes janë siguria kombëtare dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.
“Në epokën e kërcënimeve hibride, informacioni gjeohapsinor nuk është thjesht një mjet teknik, por një aset strategjik. Ministria e Mbrojtjes gëzon kapacitetet e duhura për analizën e të dhënave satelitore dhe ajrore për qëllime mbrojtjeje”, tha ai.
“Përdorimi i teknologjive inteligjente dhe optimizimi i burimeve nga metodat bashkëkohore për mbledhjen e informacionit gjeohapsinor përfshijnë imazhe satelitore, teknologjinë UAV (dronët), etj. Integrimi në Ministrinë e Mbrojtjes mundëson përdorimin më efikas të këtyre teknologjive”, theksoi Joti, ndërsa, menaxhimi i krizave dhe emergjencat civile përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) është tashmë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Në raste tërmetesh, përmbytjesh apo zjarresh, lidhja e drejtpërdrejtë ndërmjet ASIG dhe AKMC-së do të shmangte vonesat burokratike në përdorimin e informacionit gjeohapsinor dhe hartave tematike për menaxhimin e fatkeqësive natyrore”, tha Joti.
Joti theksoi se qëllimi i projektligjit është reflektimi i këtyre ndryshimeve për kalimin e ASIG në varësinë e Ministrisë së Mbrotjes.
Nga ana e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja u shpreh se nga pikëpamja legjislative, dronët bajraktar dhe teknologjia që mund të përdorë Ministria e Mbrojtjes për informacionin gjeohapsinor është e mundur. Por, Ndoja ngriti pyetjen nëse të dhënat që përpunon kjo agjenci a vihen në dispozicion të agjencive të tjera, si ASHK, për azhornimin e saktë të tokave, etj.
Në përgjigje të deputetit të PD-së, Tomço nga ASIG, tha se në portalin kombëtar, çdo informacion që mblidhet, depozitohet sipas direktivës së BE-së.
“Gjithë informacioni është i arritshëm jo vetëm nga ana e institucioneve publike, por edhe nga persona të tjerë”, tha Tomço.
Projektligji u miratua me shumicë votash pro.
Një banor në zonën e Shkëmbit të Kavajës, i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për të deno...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur sot në GJKKO. Shkreli po gjykohet pas akuzave të SPAK për ...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 28 maj rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e masës s&...
Banorët e zonës pranë shkollës së rikonstruktuar “Klodian Tanushi” në Fresk kanë ngritur shqetësimin p&eum...
Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur sot në ambientet e GJKKO për një padi për shpifje me deputetin Agron Shehaj. Ulaj ka pa...
Pas skandalit ku u helmuan 56 studentë, AKU ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë. Sipas informacioneve, analizat kanë tre...
Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, i ftuar në “KAFE SHQETO” me Flavio Qarrin në SYRI TV, kritikoi mënyrën se si po ...
Një automjet është përfshirë në flakë mëngjesin e kësaj të marte në Lezhë. Makina ka qenë par...
Bajzë, Malësia e Madhe, Bulqizë, Grabjan, Lushnjë, Prrenjas, Patos. Dimal! Nëse po vrisni mendjen se çfarë kanë të...
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Ballkanin Perëndimor po hyn në një fazë të re rritjeje. Ky proces kon...