Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Misteri i vrasjes së Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë

P
Piranjat24 July 2026, 15:51 · 2 min lexim
Misteri i vrasjes së Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës në 12 korrik në Bërxullë të Tiranës janë përqendruar në konfliktet që ai mund të ketë pasur kohët e fundit. Pas ngushtimit të rrethit të të dyshuarave Gjykata e Tiranës ka firmosur kontrolle në disa banesa.

Burimet kanë bërë të ditur se pavarësisht verifikimeve nuk është arritur të prodhohet rezultat që do t’i shërbente zbardhjes së ngjarjes së rëndë ku 50-vjeçari u qëllua me snajper sapo hyri në oborrin e shtëpisë.

Megjithatë policia ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të banesave kanë ndaluar një 43 vjeçar, sepse iu gjet në shtëpi dhe një pistoletë që e mbante pa leje, por policia shton se nuk ka prova për ta implikuar në ngjarjen e 12 korrikut.

Lidhur me hetimet për vrasjen burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se policia dyshon se në organizmin e vrasjes së 50-vjeçarit Sula mund të ketë marrë pjesë më shumë se një person. Autori pasi qëlloi në një distancë prej rreth 50 metrash është larguar në këmbë duke humbur gjurmët në pyllin pranë. Kjo ngriti dyshime se ai kishte të dhëna për kamerat e sigurisë në zonë dhe në banesën e viktimës ndaj dhe i ka shmangur.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.