Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Mjegull e dendur, stuhi dhe reshje bore, moti i keq godet Kukësin

P
Piranjat 1 April 2026, 12:29 · 2 min lexim
Mjegull e dendur, stuhi dhe reshje bore, moti i keq godet Kukësin

Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore në disa zona të qarkut të Kukësit, kryesisht në segmentet e larta malore, ku është shfaqur edhe mjegull e dendur.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (1 prill), reshjet e dëborës janë regjistruar në aksin Kukës–Shishtavec, ku kompania kontraktore ka ndërhyrë menjëherë me mjete borëpastruese dhe punëtorë për të mbajtur të kalueshëm segmentin rrugor.

Ndërhyrjet janë përqendruar veçanërisht në pjesën nga Ura e Shtrezës deri në doganën e Shishtavecit, ku ka edhe prani të dëborës dhe mjegullës së dendur. Sipas të dhënave nga terreni, intensiteti i reshjeve të dëborës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit është në rënie.

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga mot i paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje shiu në zonat e ulëta dhe reshje dëbore në zonat e larta malore. Kushtet atmosferike janë shoqëruar edhe me erëra të forta.

Megjithatë, sipas informacioneve nga terreni, trashësia e dëborës në zonat e larta malore nuk ka kaluar 3 centimetra, ç’ka deri tani nuk ka krijuar probleme serioze në lëvizjen e automjeteve apo në qarkullimin rrugor.

Ndërkohë, në segmentin Kukës–Tunel të Rrugës së Kombit, sipas kompanisë mirëmbajtëse, nuk ka prezencë dëbore. Qarkullimi i mjeteve në “Rrugën e Kombit” vijon normalisht dhe pa probleme.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt zonave të thella malore dhe të respektojnë udhëzimet e policisë rrugore dhe të shërbimeve të mirëmbajtjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.