Mohamed Alabbar: Në Shqipëri gabova, sepse ndërtova shumë shpejt!

Themeluesi i kompanisë së njohur Emaar Properties, Mohamed Alabbar, ka rikthyer në vëmendje polemikat për projektin e tij në Mal të Zi, duke thënë se ende e konsideron një gabim përfshirjen në tenderin për plazhet në Ulqin.
Në një intervistë të publikuar më 1 gusht 2026, miliarderi nga Emiratet u shpreh se “fajëson ende avokatin e tij indian”, pasi këshillat ligjore e çuan kompaninë drejt marrjes së të drejtave për nëntë plazhe në bregdetin malazez.
Në intervistë, Alabbar u ndal edhe te projekti “Durrës Marina” në Shqipëri, duke pranuar se do të vepronte ndryshe nëse do ta niste nga e para.
Ai tha se është penduar që ndërtoi shumë shpejt, duke theksuar se fillimisht duhej të krijoheshin hapësirat publike, restorantet, arti dhe jeta e zonës, e më pas ndërtesat.
“U pendova që ndërtova shumë shpejt”, u shpreh ai, duke shtuar se, nëse do ta niste sërish nga e para, fillimisht do të krijonte jetën e zonës – shëtitoret, restorantet, hapësirat publike, artin dhe aktivitetet – e vetëm më pas do të ndërtonte godinat.
Deklarata vjen në një kohë kur projekti i Durrës Marinës ka qenë në qendër të debateve dhe denoncimeve të shumta publike nga emisioni Piranjat, ndërsa janë raportuar edhe probleme teknike në disa prej godinave në ndërtim./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Reforma territoriale/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

Plas grushti në plazh/ “Berti” kap për fyti punonjësit e lokalit

Presidenti Begaj nga Plava: Alpet Shqiptare janë pjesë e historisë dhe identitetit tonë

Detaje nga vrasja e Kevin Muharremit në Itali, çfarë zbuloi autopsia

I përfshirë në trafikun e kokainës, arrestohet shqiptari në Itali





