Momente paniku në Lushnjë, zjarr në një pallat 11-katësh

Momente paniku janë shënuar pasditen e së martës në një bllok pallatesh 11-katëshe në Lushnjë, pasi një re e dendur tymi u përhap nga parkingu nëntokësor i një prej pallateve.
Fillimisht dyshohet se zjarri kishte rënë në ambientet e pallatit, por më pas është konstatuar se flakët kishin nisur jashtë godinës, ku ishin përfshirë mbeturina.
Zjarri më pas ka kaluar në ambientet e garazhit nëntokësor, ku janë djegur mbetje. Pas konstatimit të situatës, automjetet e parkuara në garazh janë nxjerrë jashtë, ndërsa policia ka ndërhyrë për të izoluar dhe shuar zjarrin.
Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në automjetet e parkuara në garazh. Banorët janë larguar përkohësisht nga godina, për arsye sigurie.
Lexo edhe
AKTUALITET
AGSH denoncon incidentin në Durrës: Policët i marrin telefonin gazetares dhe i fshijnë pamjet

“Është gjetur Bleona Mata”, deklarata që tronditi opinionin/ Avokati i familjes: Gënjeshtër dhe mashtrim i madh

Prokuroria sekuestron ‘Central Park Premium Hotel’ në Sarandë dhe një objekt në Ksamil

EMRI/ Aksidenti i rëndë në Tiranë, ndërron jetë në spital 64-vjeçari

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Si u bë Vlora Hyseni drejtuesja e SHISH? Nga karriera e ndërprerë në Kosovë, në ekipin e Ramës në Shqipëri

Iu vendos masa e sigurisë "arrest shtëpie"/ Zbulohet vendndodhja e drejtoreshës së SHISH

Aksioni i SPAK për hetimet ndaj AKSHI-t, kontrolle edhe te kompleksi i vilave të ‘Visit të Pojës’





