Momenti prekës/ I moshuari del me flamur në ballkon dhe përshëndet protestuesit

Atmosfera në rrugët e kryeqytetit ka arritur kulmin e saj të tensionit dhe emocionit. Marshimi masiv i qytetarëve, i cili nisi menjëherë pas fjalimeve të zjarrta përpara Kryeministrisë, po vijon me një furi të jashtëzakonshme përgjatë akseve kryesore të Tiranës.
Zërat e protestuesve po lëshojnë thirrje që po bëjnë jehonë mes pallatave: “Rama jepe dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”. Turma po marshon e vendosur, e mbështetur hap pas hapi nga forca të shumta policore që kanë blinduar pikat kyçe.
Përgjatë rrugëtimit të turmës, ka ndodhur një skenë mjaft prekëse që ka sjellë ovacione dhe duartrokitje të gjata nga qytetarët në rrugë.
Një i moshuar, i prekur nga revolta dhe qëndresa e të rinjve, ka dalë në ballkonin e shtëpisë së tij duke mbajtur një flamur me simbole kombëtare. Ai ka përshëndetur me dorë dhe ka valëvitur flamurin kombëtar në shenjë solidarizimi të plotë me kauzën e protestës, një gjest ky që u prit me thirrje entuziaste nga të gjithë pjesëmarrësit poshtë ballkonit të tij.
Ky moment ka rritur edhe më shumë moralin e protestuesve, të cilët e shohin mbështetjen e qytetarëve nga dritaret dhe ballkonet si një tregues se revolta 37-ditore ka prekur çdo familje shqiptare.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të Tiranës

“Edi Rama do na kesh përditë këtu!” – Flet në bulevard mamaja e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave të policisë...

Aktivisti: Këtë vit nuk ka pushime, do jemi këtu në bulevard derisa të rrëzohet Rama

Protestuesi: Rama është një kufomë politike, pas një muaji do jetë një hiç politik

Protesta para Parlamentit/ Gent Progni kallëzon truprojën e Ulsi Manjës: Saimir Koka më goditi mbi 100 herë me grushte

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen! Nuk janë për ne, por për xhepin e tyre

EMRI/ E rëndë në Greqi! Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes

Nga hetimet për "CFO Pharma" te konflikti në rrugë, telashe të reja për Nadir Çaushollin, zbardhet kallëzimi





