AKTUALITET

“Monologu i Flamingove”/ Rama sherr me Braçen. Deputeti: Emëron anonimë. Kreu i PS: Mbylle gojën, dil jashtë

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Korrik 2026, 17:37
“Monologu i Flamingove”/ Rama sherr me Braçen. Deputeti:

Në monologun më shumë se një orë që mbajti këtë të Premte për “protestuesit e Flamingove”, kryeministri Edi Rama e vuri theksin tek një fjalë: “arroganca”. Ai kritikoi administratën, pra nëpunësit, se po sillen plot arrogancë me qytetarët dhe kjo i ka nxjerrë ata prej dy muajsh në Bulevardin kryesor të Tiranës. Por, ndërkohë që fliste për “arrogancën e të tjerëve”, në fakt fjalimi i Ramës ishte tërësisht me nota arrogance. Ai foli, kërcënoi dhe tregoi se nuk do të tërhiqej nga projektet e tij ndërtimore të shumë-debatuara, si edhe e pranoi hapur se nuk ka ndërmend të tërhiqet, duke injoruar kërkesën kryesore të mijëra protestuesve.

Ajo që nisi me “arrogancë”, përfundoi e tillë. Burime të brendshme nga mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar socialist thonë për “Boldnews.al” se takimi është mbyllur jo thjesht me ‘arrogancë”, por me një sherr të vërtetë.

Protagonistët kanë qenë kryeministri, njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama dhe deputeti Erion Braçe. Pasi Rama mbaroi fjalën e tij të gjatë publike, takimi ishte parashikuar të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe më pas me një drekë të përbashkët të të gjithë të pranishmëve. Pas mbylljes së kamerave, Erion Braçe ka folur nga vendi ku ishte ulur dhe i është drejtuar Ramës se nuk mund të vendosë gishtin tek “arroganca e administratës”, pasi një qasje e tillë nis nga kupola.

Deputeti, ndër më të vjetrit në atë detyrë në radhët e socialistëve, është shprehur se qendra e partisë ka katapultuar në pozicione kyçe shtetërore persona anonimë dhe të pavotuar nga baza socialiste. Sipas Braçes, këta individë nuk kanë asnjë lidhje organike me partinë dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi para elektoratit. Për deputetin, nuk është përgjegjësia e tyre për këtë sjellje, por e partisë që i promovon.

Fjalët e Erion Braçes kanë acaruar Ramën, i cili dukej se nuk ishte aspak në ditët e tij më të mira. Kryesocialisti i ka kërkuar deputetit me arrogancë të fortë: “Mbylle gojën!”. Braçe nuk është stepur dhe i është kundërvënë kreut të Partisë me shprehjet: “Nuk kam pse të mbyll gojën unë. Ju na sillni njerëz pa u konsultuar, për t’u emëruar në poste të rëndësishme dhe kërkoni t’i votojmë. Por, duke sjellë njerëz të tillë, pa konsultë, krijoni pakënaqësi te njerëzit dhe gjendemi përballë këtyre situatave”.

Nervat e Ramës nuk kanë mbajtur. Burime të brendshme thonë se ai, përmes ulërimave, i ka kërkuar Erion Braçes që të dalë jashtë nga salla. Në këtë situatë tensioni, ka ndërhyrë kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i cili ka kërkuar 5 minuta pushim.

Pas qetësimit disi të situatës, Rama ka folur edhe pak momente, më pas ai u pa duke u larguar me shpejtësi nga salla e takimit me eksortën e tij. Duke lënë edhe pa drekë të gjithë deputetët e ministrat, të cilët gjendeshin në atë sallë thjesht si figurantë të lodhur./boldnews

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan