Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

"Mos e konsumoni"/ Objekt i rrezikshëm brenda supës së ngrirë që u importua nga 'PRONATYRA TREG' në Tiranë!

P
Piranjat22 July 2026, 21:48 · 2 min lexim
"Mos e konsumoni"/ Objekt i rrezikshëm brenda supës së

Një alarm i kuq për sigurinë ushqimore është ngritur në Europë, ndërsa rasti ka prekur edhe tregun shqiptar. Një produkt supë e ngrirë, i prodhuar në Itali dhe i konsumuar gjerësisht, është urdhëruar të tërhiqet nga tregu pasi është konsideruar me rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Bëhet fjalë për produktin “MINESTRONE 16 Verdure”, perime të ngrira me peshë 750 gram, me numër loti L03DK dhe datë skadence 30 qershor 2028. Alarmi është dhënë pasi një konsumator ka konstatuar praninë e një trupi të huaj dhe potencialisht të rrezikshëm brenda paketimit. Pas këtij raportimi, Sistemi Europian i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF) ka aktivizuar njoftimin me nivelin maksimal të rrezikut, duke e klasifikuar produktin si një kërcënim serioz për shëndetin.

"Mos e konsumoni"/ Objekt i rrezikshëm brenda supës së

Sipas të dhënave të bëra publike, në Shqipëri ky produkt është importuar më 14 maj 2026 nga subjekti “PRONATYRA TREG”.E gjithë sasia e importuar është shpërndarë dhe shitur në dy pika tregtimi në Tiranë. Pas mbërritjes së njoftimit për tërheqjen e produktit nga tregu, ka rezultuar se e gjithë sasia e importuar ishte shitur.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt me numër loti L03DK dhe e kanë ende në frigorifer, të mos e konsumojnë. Produkti duhet të kthehet menjëherë pranë pikës së blerjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.