AKTUALITET

“Mos e lësho gojën ashtu”/ Degjeneron mbledhja e KLP-së, sherr dhe kërkesa për përjashtimin e njëri-tjetrit: Ke probleme me formimin

Piranjat Përditësimi i fundit 28 August 2026, 18:00
“Mos e lësho gojën ashtu”/ Degjeneron mbledhja e

Procedura për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm është përfshirë në një tjetër ngërç, këtë herë mes debatesh të ashpra dhe kërkesash të njëpasnjëshme për përjashtim brenda vetë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Shkak për përplasjen u bë kërkesa e kandidatit Ylli Pjetërnikaj, i cili ka kërkuar përjashtimin e anëtarit të KLP-së, Vatë Staka, nga shqyrtimi i procedurës, duke pretenduar konflikt interesi.

Kërkesa është depozituar që më 30 korrik, por ende nuk është shqyrtuar. Çështja u përfshi në rendin e ditës, ndërsa kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, bëri të ditur se Pjetërnikaj kishte paraqitur edhe material shtesë.

Pikërisht këtu nisi përplasja e parë mes anëtarëve. Sokol Stojani dhe Erind Mërkuri kërkuan që çështja të shqyrtohej pa humbur më shumë kohë, ndërsa Zeqir Hoda dhe anëtarë të tjerë kërkuan shtyrjen.

Mërkuri ngriti shqetësimin për vonesat në procedurën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, duke theksuar se dokumentacioni për pesë kandidatët nuk i është dërguar ende ILDKPKI-së për verifikimin e pasurisë.

Debatet çuan fillimisht në ndërprerjen e mbledhjes, e cila rifilloi në orën 15:30. Por në vend të zgjidhjes së ngërçit, diskutimet u përshkallëzuan më tej.

Situata mori një kthesë tjetër kur Vatë Staka, për të cilin Pjetërnikaj kishte kërkuar përjashtimin, kërkoi që Zeqir Hoda të përjashtohej nga shqyrtimi i kërkesës së ngritur ndaj tij.

Pas kësaj, Hoda kërkoi përjashtimin e Sokol Stojanit nga shqyrtimi i kërkesës së Stakës, duke vënë në dyshim objektivitetin e tij.

Debatet

Zeqir Hoda: Është njoftuar opinioni dhe media po e ndjek objektin e kësaj procedure. Në vijim të kësaj procedure u parashtrua një kërkesë tjetër, ndërkohë që objekti për të cilin ne jemi mbledhur ende nuk është bërë i ditur. Lexojeni kërkesën e z. Pjetërnikaj. Edhe po s’e bëtë ju do ta bëj unë sepse ju dhunshëm nuk më nxirrni dot nga kjo sallë, asnjëri prej jush s’më nxjerr dot.

Mirela Bogdani: Çfarë duhet të bëj. Z. Pjetërnikaj ka bërë kërkesë pë z. Staka, a duhet të jetë Staka? Duhet të jetë e qartë procedura.

Sokol Stojani: Kërkesa që bëhet nga një aplikant, si Ylli Pjetërnikaj, duhet të shqyrtohet nga Këshilli. Por e para duhet të shqyrtohet nëse duhet të jetë apo jo z. Hoda

Mirela Bogdani: Po pse kërkesa e dytë duhet sqaruar e para?

Sokol Stojani: Atëherë, nëse nuk e kupton...

Mirela Bogdani: Jo, kam nevojë të ma sqarosh se nuk e kuptova.

Sokol Stojani: Më thjesht se kaq nuk di.

(debat pa mikrofon)

Sokol Stojani: O zonja Riza hiq dorë nga ky shumësi. Mos e lësho gojën ashtu. Leje shumësin.

Zeqir Hoda: Tani i bie që unë të kërkoj përjashtimin e z. Stojani për mënyrën se si arsyeton kërkimin e z. Staka.

Sokol Stojani: Po kërkoje

Zeqir Hoda: Unë dyshoj nga objektiviteti i z. Stojani, dhe kërkoj përjashtimin e tij nga shqyrtimi i kërkesës së z. Staka për përjashtimin tim

Sokol Stojani: Unë po them se edhe qeshja e zonjës kryetare ishin muhabete kot.

Zeqir Hoda:Kërkoj zbardhjen e procesverbalit dhe pastaj të shqyrtohet kërkesa ime për përjashtimin e z. Stojani.

Sokol Stojani: Qeshjet dhe nënqeshjet e zonjës kryetare, ndaj unë kërkoj përjashtimin e saj sepse tregon një qëndrim. Tani kjo po banalizohet. Nga pyetja juaj zonja kryetare që të kërkosh se si duhet mbajtur rendi...

Zeqir Hoda: Për mua qëndrimi që mbajti z. Stojani është arsye që të përjashtohet. Sapo e shprehur qëndrimin.

Sokol Stojani: Ti ke probleme me formimin.

Zeqir Hoda: Kjo është arsye tjetër që unë kërkoj përjashtim, paragjykimi që z. Stojani bën për formimin tim.

Sokol Stojani: Çdo kërkesë duhet të ketë arsyetim logjik. Se mund të ketë edhe arsyetime si ai i z. Hoda që “jam djalë i zgjuar se e kam shtëpinë afër bibliotekës”

Mirela Bogdani: T’i lemë këto komente, të rrijmë të procedura

Sokol Stojani: Duket që z. Hoda është i stresuar.

Zeqir Hoda:Shiko anën tënde emocionale.

Sokol Stojani: Po bëhemi qesharakë...ai ka bërë shkollën natën.

Zeqir Hoda: Nuk presionohem nga adresime të tilla, aq më tepër nga ky personi që i adreson. Do përgjigjet. Z. Stojani duhet të përjashtohet...i dituri me 4 klasë shkollë.

Sokol Stojani: E ka humbur z. Hoda....znj. Kryetare ju qeshët në mënyrë ironike teksa unë jepja opinionin tim.

Mirela Bogdani: Nuk besoj të kem qeshur.

Sokol Stojani: Nëse do biem në këtë lloj banaliteti të vazhdojmë. Unë do të kërkoj përjashtimin tuaj.

Ledina Riza: Më vjen zor që jam në këtë tavolinë…të arrijë niveli i diskutimeve në të tilla banalitete nuk i takon kësaj tavoline. Kërkohet përjashtim jo pse qeshe e pse jo. Të respektojmë kandidatët që kanë aplikuar dhe publikun. Nuk e di nëse mund të qëndrojë në këtë tavolinë.

Sokol Stojani: Ky këshill nuk është më në terezi, ta marrin vesh të gjithë...

Zeqir Hoda: Kjo që po bën z. Stojani tani është presion mbi këshillin. Ky është presion

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?