Mos harroni çadrat, njihuni me parashikimin e motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje – lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 22 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.


Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarr i papritur në Fier-Vlorë/ Automjeti shkrumbohet totalisht

Kosova humb ndaj Turqisë në finalen e play off, turqit në Botërorin 2026

Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, 5 të plagosur

BIRN: Institucionet e drejtësisë mohojnë të jenë hakeruar nga Homeland Justice

Pedagogu kundër Edi Ramës: Hiqni taksën e qarkullimit, debatet janë të kota





