Moti i keq mbërtheu Himarën duke e lënë pa drita! Shkoi nga Elbasani si grup mbështetës, punonjësi i OSHEE-së humb jetën…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), i identifikuar si Bashkim Boçi, ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në momentin kur ekipet teknike po punonin për të rikthyer energjinë elektrike në zonat e prekura nga moti i keq dhe erërat e forta.
Viktima është një 55-vjeçar me origjinë nga Elbasani, i cili ishte dërguar në Himarë për të mbështetur ekipet e terrenit në riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjet. Gjatë ndërhyrjes, ai ka pësuar një incident fatal. Dyshimet e para janë se punonjësi mund të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike, por shkaku i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të hetimeve dhe ekspertizës teknike.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë veprimet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, ndërsa autoritetet pritet të hedhin dritë mbi mënyrën se si ndodhi kjo ngjarje tragjike. Kujtojmë se dje Himara dhe zona bregdetare e vendit u përfshi nga stuhi të forta, duke sjellë edhe dëme materiale, si dhe defekte te linjave elektrike.
Lexo edhe
AKTUALITET
Stuhia “pushton” Sarandën! Pemë të thyera dhe dëmtim të fasadave të bizneseve, tre persona përfundojnë në spital

Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Volkswagen dhe Mercedes “sundojnë” rrugët shqiptare: Jo Tirana, ja cili është qarku me numrin më të lartë të makinave për banorë...

Sarandë/ Stuhi e fortë shkakton probleme, rrëzohen pemë dhe bllokohen disa rrugë

Një stuhi e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhet

“Çmendet” Labinot Rexha kap çekiçin dhe shemb shtëpinë, ja arsyeja

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës





