AKTUALITET
Moti/ Temperaturat deri në 37°C, por në disa zona priten reshje shiu!

Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe të vendit.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta priten në qarqet Dibër, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në qarqet e tjera të vendit nuk priten reshje dhe moti do të jetë më i qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit pritet të luhaten në këto vlera:
Në zonat bregdetare: 23°C deri në 37°C
Në vendet e ulëta: 20°C deri në 36°C
Në zonat malore: 16°C deri në 31°C
Sa i përket erës, ajo pritet të jetë me intensitet të lehtë deri mesatar. Në zonat bregdetare dhe ato malore, për momente, era mund të forcohet.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
BSH vendos detyrime transparence për kursin e aplikuar në tërheqjet e parave nga ATM-të

Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë

KESH rrit importet në verë, blerjet në ankande arrijnë 62 milionë euro

Protesta vijon edhe në Divjakë, banorët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Rezistenca nuk do ndalet

Arrestohet shqiptari në Rodos, 35 gramë kokainë çojnë policinë te 1 milion eurot





