Transferimi i Veliajt trazon PS-në/ Shokët e braktisin dhe ia kthejnë kurrizin!
Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim t&e...
Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim t&e...
Pak javë më parë ju treguam skemën që ka nisur të aplikohet në masë nga ekzekutivi për të anashkaluar transpar...
Nga Anila Sulstarova Unë, Edi Rama, kërkoj falje publike. Kërkoj falje publike që pata më shumë nevojë ta shihja vendin ...
Shumë qytetarë i kanë mbështetur dhe shumë të tjerë mund të kenë shprehur bezdi dhe pakënaqësi kur kan&eu...
Nga Florjan Binaj Ky vit do të mbahet mend si viti i rënies së autokracive të Europës Lindore e Juglindore. Fillimisht Orbani, nje...
Përshtatur nga faqja italiane “Urbino” për aktualitetin tonë Nga Dojna Mema Të thyesh xhama, vitrina e semaforë, a ësh...
Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhg&e...
Pamjet e të miturve të përplasur me policinë, protestuesve të goditur me shkopinj gome dhe Erjon Vishkullit, i cili u plagos në sy...
Nga Osman Stafa Ishte 17 vjeç. Fytyrën e kishte mbuluar me maskë. Vetëm sytë i dukeshin. E pyeta: “Pse proteston?” &ldquo...
Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, deno...
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 45-vjeçares në Nea Smyrni të Athinës nga ish-partneri i saj shqiptar, i cili më pas vrau veten.
Autoritetet greke po hetojnë motivin, ndërsa në qendër të vëmendjes janë arma e ardhur nga Shqipëria, komunikimet e çiftit dhe veprimet e autorit përpara krimit.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës, 23 gusht, në Nea Smyrni. Sipas Newsbomb, 48-vjeçari kishte mbërritur përpara ish-partneres së tij pranë pallatit dhe e kishte pritur jashtë hyrjes. Kur 45-vjeçarja mbërriti, ai e sulmoi dhe më pas e qëlloi me revolver. Menjëherë pas vrasjes, burri përdori të njëjtën armë për të vrarë veten.
Policia greke po analizon pamjet e kamerave të sigurisë, dëshmitë e familjarëve dhe personave të afërt, si dhe telefonat dhe pajisjet elektronike të dy personave. Hetuesit synojnë të përcaktojnë se çfarë ndodhi në ditët përpara krimit dhe nëse kishte pasur një përshkallëzim të kërcënimeve dhe konflikteve mes tyre.
“Mund të mos më shohësh më”
Një pjesë e rëndësishme e hetimit lidhet me sjelljen e 48-vjeçarit vetëm disa orë përpara ngjarjes. Kumbarja e tij deklaroi për televizionin grek Alpha se ai ishte mbyllur për disa orë në dhomën e tij dhe më pas kishte shkuar të takonte vajzën.
Sipas dëshmisë së saj, burri i kishte thënë së bijës: “Mund të mos më shohësh më”, ndërsa vajza kishte reaguar duke e pyetur se përse po fliste në atë mënyrë.
48-vjeçari gjithashtu dyshohet se kishte lënë para për bashkëshorten e tij. Sipas së njëjtës dëshmi, rreth orës 04:00 ai ishte kthyer në shtëpi, kishte zgjuar gruan dhe i kishte kërkuar familjes që të kujdesej për veten, ndërsa kishte shpërthyer në lot. Ai i kishte shprehur gjithashtu vajzës dashurinë dhe i kishte thënë se ishte i trishtuar.
Revolveri ishte sjellë nga Shqipëria
Një tjetër element që po hetojnë autoritetet greke është origjina e armës së përdorur.
Sipas informacioneve të televizionit Alpha, të cituara nga Newsbomb, revolveri dyshohet se ishte sjellë nga Shqipëria në Greqi në vitin 1995, kur 48-vjeçari u vendos në këtë vend. Arma, sipas raportimit, kishte qëndruar e fshehur në banesën e tij për vite me radhë.
Newsbomb e lidh gjithashtu të kaluarën e 48-vjeçarit me shërbimin e tij në Gardën Presidenciale shqiptare, një element që media greke e ka vendosur në fokus së bashku me prejardhjen e revolverit. /PiranjatNews
Mbahet sot protesta e 86-të qytetare në Tiranë, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndrysh...
Detaje të reja janë zbuluar për marrëdhënien mes 45-vjeçares Julieta Obzova dhe 48-vjeçarit Altin Allmuça, i cili ...
Këta që shihni në foto janë Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç, të cilët u vran&...
Vijon angazhimi i Forcave të Armatosura për përballimin e vatrave të zjarrit, me operacione të përqendruara kryesisht në Mali...
Autoritetet ekuadoriane kanë arrestuar një burrë të lidhur me mafian shqiptare që drejtohej nga Dritan Gjika, i cili u arrestua vitin e...
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, gjatë dy operacioneve kundër mashtrimit dhe vje...
Të dhëna të reja për momentet e fundit të 45-vjeçares Julieta Obzovën në Nea Smirni dhe mënyrën se si 48-vje...
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Rreth orës 15:00, n&e...
Një debat për një gotë alkool përfundoi me të shtëna me armë zjarri në ajër dhe arrestimin e një 53-vje...
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në masivin pyjor të Pukës, konkretisht në zonën e njohur si Bojdan. Flak&...