AKTUALITET

“Të dua shumë, por më ke lënduar!”/ Dëshmia tronditëse e vajzës së Altin Allmuçës, vrau 45-vjeçaren në Athinë

Piranjat Përditësimi i fundit 25 August 2026, 18:26
“Të dua shumë, por më ke lënduar!”/ Dëshmia

Detaje të reja dhe dëshmi tronditëse hedhin dritë mbi ditët e fundit para vrasjes së 45-vjeçares shqiptare Julieta Obzova në Nea Smyrni të Greqisë, nga i dashuri i saj,  48-vjeçari Altin Allmuça.

Dëshmitë zbulojnë lëvizjet e autorit 48-vjeçar, kërcënimet që dyshohet se i kishte bërë viktimës, si dhe bisedën e fundit me vajzën e tij, pak para se të shkonte në banesën e gruas.

Persona nga rrethi familjar si i viktimës, ashtu edhe i 48-vjeçarit, kanë folur për herë të parë për momentet që i paraprinë tragjedisë. Ndërkohë, një bisedë mes autorit dhe vëllait të 45-vjeçares, disa ditë para krimit, sjell detaje të tjera mbi marrëdhënien mes tyre.

E tronditur, vajza e Altin Allmuçës, në një intervistë për MEGA tha se, pavarësisht humbjes së të atit, nuk mund të anashkalojë krimin që ai kreu dhe pasojat që pati për familjen e 45-vjeçares.

“Jam e tronditur nga e gjithë kjo që ka ndodhur. Nuk mund ta besoj që babai im e bëri këtë. Ai është babai im dhe do të më mungojë, kam humbur babain tim, por nga ana tjetër nuk mund të anashkaloj faktin që ka bërë një të keqe, që u bë vrasës. I mori jetën një njeriu dhe i mori nënën një vajze të moshës sime”, u shpreh ajo.

Vajza tha se ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se nuk mban përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

“Unë jam shumë keq psikologjikisht për gjithë këtë situatë. Nuk kam asnjë përgjegjësi dhe ndjej dhimbjen edhe të vajzës tjetër. Në thelb, ne jemi viktimat. Do të doja që e gjithë kjo histori të përfundonte këtu, të qetësoheshim dhe të respektonit dhimbjen tonë, në mënyrë që secili të mund të vajtonte njerëzit e dashur në mënyrën e vet”, tha ajo.

Kërcënimet që kishte marrë 45-vjeçarja, Julieta Obzova 

Të afërmit e të dyja palëve vijojnë të jenë të tronditur nga ngjarja. Një mikeshë e 48-vjeçarit ka treguar për MEGA gjendjen e vajzës së tij, e cila, sipas saj, po përballet me vështirësi të mëdha pas asaj që ndodhi.

“Vajza është tronditur shumë. Nuk e kishte menduar kurrë se babai i saj do të bënte diçka të tillë. Pyet veten se si do të jetojë me këtë njollë, pasi, në fund të fundit, ajo është vajza e një vrasësi”, tha ajo.

Nga ana tjetër, një e afërme e Julieta Obzovës pretendon se Altin Allmuça e ndiqte sistematikisht gruan gjatë periudhës së fundit.

“Kohët e fundit, kudo që shkonte dhe çfarëdo që bënte, e gjente përballë”, tha ajo.

Sipas dëshmisë së saj, kërcënimet ndaj 45-vjeçares ishin bërë gjithnjë e më të shpeshta. Madje, Altin Allmuça dyshohet se i kishte dërguar një fotografi me armë, të shoqëruar me kërcënime se do ta vriste atë dhe më pas do të vriste veten.

“I kishte dërguar një fotografi me armën në kokë dhe i kishte thënë: ‘Do të të vras dhe do të vetëvritem’. Të gjithë i sugjeruam të shkonte në polici. Nuk e di përse nuk shkoi”, tha nusja e viktimës.

45-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies me Altin Allmuçën pasi kishte mësuar se ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë 19-vjeçare. Sipas dëshmive, pas këtij momenti sjellja e tij dyshohet se ndryshoi dhe jeta e gruas u bë gjithnjë e më e vështirë.

Takimi që nuk u zhvillua kurrë me vëllain e 45-vjeçares

Disa ditë para vrasjes, Altin Allmuça dyshohet se tentoi të takohej me vëllain e 45-vjeçares, me pretendimin se donte të diskutonte për atë që kishte ndodhur mes tij dhe motrës së tij.

Sipas MEGA-s, dialogu mes tyre ishte:

Altin Allmuça: “Dua të takohemi për një kafe, të flasim.”

Vëllai i 45-vjeçares: “Të flasim për çfarë?”

Altin Allmuça: “Për atë që po ndodh me motrën tënde.”

Vëllai i 45-vjeçares: “Nuk mendoj se ka nevojë të takohemi vetëm ne të dy…”

Altin Allmuça: “Mirë o burrë, nuk do të vritemi, do të pimë vetëm një kafe.”

Vëllai i 45-vjeçares: “Më mirë lëre. Ta mbyllim këtu.”

Fjalët e fundit për vajzën

Sipas dëshmive të bëra publike, lëvizjet e 48-vjeçarit  Altin Allmuça gjatë natës para krimit duket se tregojnë se ai mund ta kishte përgatitur aktin.

Mikesha e tij ka treguar se, para se të largohej drejt banesës së 45-vjeçares Julieta Obzova, ai u takua me vajzën dhe i foli në një mënyrë që e bëri atë të kuptonte se mund të ishte hera e fundit që po e shihte.

“U takua me vajzën e tij dhe i tha: ‘Të dua shumë. Je jeta ime. Por më ke lënduar sepse nuk më ke mbështetur. Doja të ishe pranë meje dhe mund të mos më shohësh më. Do të jetë hera e fundit që më sheh’”, tregoi ajo.

Më pas, 48-vjeçari u kthye në shtëpi, zgjoi bashkëshorten dhe i dha para, duke i kërkuar të kujdesej për vajzën e tyre.

“U kthye në shtëpi rreth orës katër. Zgjoi gruan dhe i tha: ‘Eja këtu’. La disa para dhe i tha: ‘Kujdesuni për njëri-tjetrin dhe dua të kujdesesh për fëmijën, për fëmijën si për sytë e tu’. Filloi të qante, u ngrit dhe u largua”, tregoi mikeasha e tij.

Pak më vonë, 48-vjeçari dyshohet se shkoi pranë pallatit ku banonte 45-vjeçarja dhe priti që ajo të dilte.

Kur gruaja u shfaq, ai sipas informacioneve të publikuara, e detyroi të gjunjëzohej përpara se ta qëllonte me armë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?