Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Mungojnë Veliaj dhe avokati, shtyhet seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Ndreca gjobitet me…

P
Piranjat21 July 2026, 11:01 · 2 min lexim
Mungojnë Veliaj dhe avokati, shtyhet seanca ndaj kryebashkiakut të

Seanca e radhës gjyqësore ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk u zhvillua rregulloisht këtë të martë dhe u shty për datën 15 shtator, për shkak se mungonin vetë Veliaj, avokati i tij, Plarent Ndreca dhe bashkëshortja e Veliajt, Ajoa Xoxa.

Avokati Ndreca kishte depozituar kërkesë për shtyrje të seancës me arsyetimin se në të njëjtën orë kishte një çështje tjetër, këtë herë civile, ku mbronte interesat e Arbjan Maznikut.

NDërsa avokati i Xoxës deklaroi se e pandehura nuk e ka të mundur të jetë e pranishme në seancë, pasi sipas vlerësimit të mjekut tek i cili ka bërë konsultë pas lindjes, rezulton të jetë në të njëjtën gjendje.

Të pranishëm në seancë ishin prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado, të cilët kundërshtuan pretendimet e mbrojtjes. “Pengesë për zhvillimin e seancës po bëhet mbrojtja e Veliajt. Duhet që gjykata të caktojë edhe një mbrojtës kryesisht, të vendosë gjobë sipas vlerësimit të gjykatës dhe të pezullohen afatet e paraburgimit. Për raportin mjekësor, gjykata e ka dhënë përgjigjen. Nuk bëhet fjalë për pamundësi të marrë pjesë në proces gjyqësor, nuk e pengon operacioni të marrë pjesë në proces gjyqësor”, deklaruan prokurorët.

Pasi u tërhoq për vendimin, Gjykata vendosi se raporti mjekësor i paraqitur nga Xoxa nuk tregon pamundësinë për të marrë pjesë në seancë. Megjithatë, duke parë mungesën e Veliajt dhe avokatit të tij, Gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe ta shtyjë për në 15 shtator, në orën 10:00.

Gjykata gjithashtu vendosi të gjobisë avokatin e Veliajt, Plarent Ndreca, me 50 mijë lekë si dhe caktoi krahas tij avokaten Valentina Toedoresku.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.