Granit Xhaka paralajmëron Argjentinën: Pak njerëz flasin për Zvicrën, por ne do t'i demonstrojmë vlerat tona
"Jam një tifoz i madh i ekipeve të Amerikës Latine për shkak të mentalitetit të tyre. Ato japin gjithçka, madje edhe n&eu...
"Jam një tifoz i madh i ekipeve të Amerikës Latine për shkak të mentalitetit të tyre. Ato japin gjithçka, madje edhe n&eu...
Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të sekuestruara nga grupet kriminale shqipt...
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei , ka lëshuar një mesazh hakmarrjeje për vdekjen e babait të tij, Ajatollah Ali...
Policia ka gjetur një armë të dytë në vendin e ngjarjes, ku u ekzekutua Ilir Gjini, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 9 kor...
IntelliNews i ka kushtuar një artikull valës së protestave në Shqipëri, të njohura si “Revolucioni Flamingo”, duke a...
Koncerti i reperit amerikan, Kanye West, i cili pritet të mbahet pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, ka qënë kryefjala e ...
Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka ngritur alarmi për rrezikun nga zjarret në vend, duke paralajmëruar se gjatë pasdites së sotme ...
Agjencia ndërkombëtare Reuters i ka kushtuar një artikull projektit të resortit turistik që mbështetet nga Jared Kushner në...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, kritikoi kryeministrin Edi Rama për përfaqësimin në Samitin e NATO-s, duke e cilësuar “të...
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke konfiskuar përfundimisht 22 pasuri të Gramoz Totos, të...

Gazetarja Aulona Kadillari, e ftuar në Syri TV në edicionin e mesditës me moderatorin Edvin Parruca, kritikoi prioritetet e Policisë së Shtetit, duke kërkuar më shumë fokus te parandalimi i krimit dhe jo te ndjekja e personave që publikojnë review negative për bizneset.
Kadillari u ndal te dy vrasjet e ndodhura brenda pak orësh në Shkodër dhe Kurbin, duke thënë se këto ngjarje tregojnë rritjen e kriminalitetit, ndërsa vendi po hyn në kulmin e sezonit turistik. Sipas saj, eksperiencat e viteve të mëparshme kanë treguar se gjatë verës dhe rikthimit të emigrantëve shpesh rriten konfliktet, plagosjet dhe vrasjet për shkak të hesapeve të mbetura pezull.
Ajo theksoi se një nga problemet kryesore mbetet mungesa e një policimi efikas në komunitet, pasi një efektiv që njeh zonën dhe personat problematikë mund të parandalojë ngjarje të rënda kriminale. Sipas saj, mosmarrja e masave nga institucionet mund të çojë deri te vetëgjyqësia.
Kadillari kritikoi nismën e Policisë së Shtetit për hetimin e review-ve negative ndaj bizneseve, duke e cilësuar si një përdorim politik të institucionit. Ajo tha se policia duhet të merret me vrasjet, kërcënimet ndaj qytetarëve e protestuesve, mashtrimet kibernetike dhe dhunën mes të rinjve.
“Policia duhet të merret me krimin real. Kemi dy vrasje brenda 12 orësh, kemi dhunë mes adoleshentëve dhe probleme serioze të sigurisë, ndërsa bizneset mund ta menaxhojnë vetë reputacionin e tyre online”, u shpreh gazetarja.
Sipas Kadillarit, ndjekja e qytetarëve për review-t nuk ka bazë të qartë ligjore dhe nuk duhet të jetë prioritet i Policisë së Shtetit, e cila duhet të fokusohet te mbrojtja e qytetarëve dhe parandalimi i krimeve.
Në fakt aty edhe, duke u përqendruar tek pjesa e vrasjeve edhe do doja të përqendrohesha këtu sepse pikërisht ditën ku drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit zoti Hitaj doli për kërkimin e review-ve, pikërisht në të enjten që sapo lamë pas, kemi pasur dy vrasje. Kemi pasur një krim në familje në Shkodër, ku burri ka vrarë gruan, thuhet për motive xhelozie sepse në përgjithësi policia në momentet që nxjerr njoftimet apo kërkon shkakun e kësaj e këtyre vrasjeve dhe apo krimit në familje, kemi krim për motive të dobëta apo për çështje xhelozie. Por mënyra se si ka ndodhur kjo vrasje realisht duhet parë, sepse videot që janë transmetuar dhe videot që janë marrë, kamerat e sigurisë që janë marrë në momentin që autori ka vrarë bashkëshorten, ka qenë në një qetësi që realisht duhet parë dhe gjendja e tij mendore. Mënyra se si e ka vrarë, mënyrën se si pasi ka vrarë nuk është larguar por ka pritur policinë aty dhe më pas është arrestuar nga policia. Dhe pa kaluar ende jehona e kësaj vrasje sepse është krim në familje, pa kaluar ende jehona e vrasjes në Shkodër, kemi pasur një tjetër vrasje pasdite në Kurbin.
Domethënë kemi dy vrasje të njëpasnjëshme brenda 12 orësh, a s'mund të themi brenda 24 orësh, ndërkohë që policia ka nisur goditjet e krimeve siç sipas saj krimeve kibernetike por që ose në kërkim të review-ve, të personave që bëjnë review në biznese të ndryshme. Por ajo që unë doja të ndalesha pak është kemi hyrë në stinën... jemi pothuajse në pikun e sezonit turistik, në pikun e verës dhe eksperiencat e mëparshme apo të viteve të mëparshme kanë treguar që në kohën e sezonit veror, sezonit turistik, në kohën e pushimeve të dimrit apo festave të fundvitit kemi pasur dhe shohim, të paktën flasim për Shqipërinë edhe sidomos për Tiranën apo për zonat turistike në përgjithësi, kemi pasur një rritje të kriminalitetit. Kemi pasur një rritje të numrit të vrasjeve, rritje të numrit të plagosjeve. Shkaku kryesor i gjithë kësaj gjëje dhe i rritjes së numrit të krimeve dhe sidomos të vrasjeve në Shqipëri është rikthimi i emigrantëve. Kemi lënë... largimi i emigrantëve mund të ketë lënë hesape të lëna përgjysmë, sherre të lëna përgjysmë.
Po, sherre që ndodhin andej dhe kur vijnë këtu përballen... Që mund të ketë qenë i tillë. Për shkak sepse andej ndoshta goditja e krimit është më e shpejtë edhe më efikase, ndërkohë që në Shqipëri ndonjëherë goditja e krimit lë për të dëshiruar sepse kemi parë që një numër i madh i vrasjeve, kur janë bërë vrasje që janë vrasje të rënda dhe mafioze nuk kemi një zbardhje konkrete të tyre. Kemi zbardhje të vrasjeve por zbardhje të vrasjeve siç është zbardhja e vrasjeve brenda familjes apo kemi zbardhje të vrasjeve që... kemi zbardhjen e fundit të vrasjes së Koçit në Tiranë. Dhe kjo gjë ka sjellë... ardhja e emigrantëve, po sidomos konfliktet kemi... ne kemi një specifikë shumë të veçantë në Shqipëri që konfliktet e çastit në përgjithësi tek ne, duke qenë se jemi popull që shquhemi për gjaknxehtësi, në përgjithësi kemi vrasje edhe të çastit.
Por tek këto doja të ndalesha. Një, te rikthimi i emigrantëve dhe hesapet e lëna përgjysmë nga emigrantët dhe rikthimi i tyre risjell edhe njëherë konfliktet e lëna të mëparshme dhe kjo është një nga shkaqet kryesore. Por gjithashtu kemi parë që kemi pasur vrasje edhe pse më sheh, apo edhe pse parakalon, apo edhe pse ke parkuar këtu... sepse kemi pasur...
Ngjarje që ndodhin dhe përshkallëzohen ashtu sepse për shkak edhe të personave që janë të përfshirë në konflikt apo për të treguar që shiko ne, në përgjithësi janë të përfshirë dhe emigrantët duke qenë se vijnë edhe tregojnë që shiko, ndoshta për të treguar në thonjëza forcën e tyre. Këto janë disa nga shkaqet dhe unë shpresoj që korriku që është... jemi pothuajse në mes të korrikut, gushti që presupozohet të vijë realisht një numër i madh i emigrantëve, mos kemi të rritje të krimit, por eksperiencat e mëparshme të viteve të mëparshme, kemi parë që kemi një kurbë të madhe të rritjes së krimeve dhe sidomos të vrasjeve mes emigrantëve apo vrasjeve të personave që kanë precedentë penalë
Në fillimet e viteve domethënë kur ishin në ndryshimi i pushteteve, një nga sfidat kryesore që ka pasur policia e shtetit ka qenë policimi në komunitet. Edhe tani duhet ta theksoj që pikërisht policimi në komunitet është kyçi i gjithçkaje edhe zbardhja e shumë ngjarjeve. Në fillim ka pasur realisht edhe trajnime nga të huajt për policimin në komunitet sepse është mund ta them thembra e Akilit për zbardhjen e shumë ngjarjeve. Sepse në momentin që ti ke një policim në komunitet të mirë, një policim në komunitet i cili një person ose një polic që mbulon një zonë të caktuar të paktën në Tiranë, e njeh zonën shumë mirë, e njeh personat që janë me probleme, i njeh personat që janë futur apo kanë dalë nga burgu, i njeh personat të cilët kanë probleme me ligjin, personat që kanë konflikte apo që mund të krijojnë, sepse ka dhe persona që mund të krijojnë konflikte. Dhe një polic i cili e njeh mirë zonën e tij, mund ta monitorojë shumë mirë atë.
Dhe nëse kemi një policim në komunitet efikas, që nuk mund të çedojë, dhe që kur një person mund t'i marrë në telefon siç thatë ju, që mund t'i marrë në telefon një polici dhe thotë 'shiko ka ndodhur një sherr këtu' dhe policia merr masa, atëherë marrja e masave nga ana e policisë domethënë ka pastaj një jehonë tjetër në komunitetin në të cilin ajo ka ndodhur.
Një shqiptar rreth të tridhjetave dënohet me katër vite burg për dhjetëra vjedhje në banesa në Belgjikë Nga Bart...
Ajo që po ndodh me koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë po kalon përtej çdo logjike të funksionimit të nj&eu...
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Unazën e Madhe të Fierit. Një automjet tip “Ford” ka dalë nga r...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë, ku u plagosën gjashtë të mi...
Në agim të ditës së djeshme, Drejtoria Hetimore Antimafia (DIA) ekzekutoi operacionin “Whisper”, i cili çoi në 23 ...
Prej 12 qershorit të këtij viti, sipërmarrësi i ndërtimit, Ilir Shtufi, gjendet në Greqi, në pritje të procedurave p&e...
Të paktën 14 nxënës të shkollës së mesme Petro Nini Luarasi në kryeqytet e gjetën veten të mërkurë...
Në kursin e këmbimit valutor sot, një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe shitet me 82.5 lekë. Euro blihet me 93.3 lekë dhe...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të pashmangshme drejt kufirit të varfërisë ekstreme,...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se në kuadër të koncertit të Kanye West që do të zhvillohet ...