“Mungon rruga, ndriçimi dhe koshat e plehrave”, denoncimi i banorit: Aty ku banojnë socialistët kanë vendosur dy drita

Një banor i lagjes Malaj, në fshatin Kreshpan të Fierit, i është drejtuar redaksisë së Piranja News për problemin me mungesën e rrugës, ndriçimit dhe koshave të plehrave. Siç shikoni në pamjet e dërguara nga banori, duket qartë mungesa e rrugës për të kaluar banorët.
Gjithashtu, mungojnë koshat e plehrave, duke krijuar probleme me ndotjen në zonë. Kanalizimet janë të bllokuara, dhe të mbushura me plehra. Pavarësisht, se janë ankuar në bashki për asfaltimin e rrugës, dhe vendosjen e disa koshave për plehrat, kërkesa e tyre nuk është plotësuar
“Përshëndetje nuk flas dot me zë as me foto se kam frik jam nga fieri komuna Cakran, fshati Kreshpan lagja Malaj. Lagjen tonë e kanë lënë në harresë pa rrugë, pa ndriçim, pa kosha mbeturinash hajdeni verifikoheni, lagjet e tjera ku janë socialistët me na dy ndriçime, me rrugë me kosha mbeturinash”, shkruan banori.
Banori tregon se në banesat e mbështetësve të Partisë Socialiste në fshatin Kreshpan janë vendosur nga dy ndriçime, rrugë e asfaltuar dhe kosha plehrash, ndërsa lagjia Malaj, është e “diskriminuar”, duke mos marrë shërbimet e kërkuara. Banorët apelojnë që të zgjidhet problemi me rrugën pasi lëvizin me vështirësi çdo ditë.
Ndodhur në këto kushte të vështira, banorët do të pastrojnë vetë kanalet, duke paguar nga xhepat e tyre shpenzimet e fadromës që do të kryejë punimet./Piranjat News



Lexo edhe
AKTUALITET
Ndryshim në Ministrinë e Mbrojtjes, Pranvera Skana merr detyrën e zv.ministres

BIRN: Korrupsioni e ka vrarë ekonominë, rasti AKSHI dhe çështja “Balluku” e tregojnë dukshëm se korrupsioni është sistemik

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ditë me diell, ja parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat

Dështon gara për portin e ri të Porto Romanos, anulohet zyrtarisht tenderi





