Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Myk, ndryshk dhe mish i bllokuar/ KMY 'kyç gojën' për skandalin ushqimor

P
Piranjat10 April 2026, 16:39 · 2 min lexim
Myk, ndryshk dhe mish i bllokuar/ KMY 'kyç gojën' për

Këto janë kushtet skandaloze ku mbahej mishi i pulës në magazinat e subjektit “KMY”. Produkti ushqimor i vendosur në ambient me prani myku dhe ndryshku, përbën rrezik serioz për sigurinë ushqimore. Nëse Agjencia Kombëtare e Ushqimit nuk do të ushtronte kontroll në magazinat e “KMY” ky mish mund të kishte përfunduar në tryezat tona. Në lidhje më këtë rast televizioni “Ora News” iu drejtua më një kërkesë për informacion AKU-së.

Ky institucion na bën me dije se subjekti u gjobit 300.000 (treqind mijë) lekë, ndërkohë që u mor masa e bllokim të pjesshëm të aktivitetit. Për shkak të ruajtjes së mishit  në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare në total u bllokuan 738 kg produkt fileto dhe gjoks pule. Duke u nisur nga fakti që kjo situatë prek drejtpërdrejtë konsumatorin televizioni “Ora News” iu drejtua me një kërkesë për informacion “KMY”-së.

Subjektit iu kërkua një përgjigje e plotë dhe transparente për shkeljet e konstatuara, masat e marra, përgjegjësit brenda subjektit dhe nëse aktiviteti është rikthyer në standarde të sigurta për konsumatorët.

“KMY” ka vendosur të kyç gojën përballë një çështjeje që prek drejtpërdrejt sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve.

Mungesa e një përgjigjeje zyrtare jo vetëm që dëmton besimin publik, por rrit edhe pasigurinë për standardet që ndiqen në treg.

Te heshtësh kur  konsumatori  pret informacion  në lidhje me  sigurinë e produkteve që konsumon, thellon dyshimet mbi mënyrën se si trajtohen nga “KMY” shkeljet që prekin shëndetin e qytetarëve. Më herët në një investigim të kryer është denoncuar fakti se “KMY” kishte kryer procedura te dyshimta të asgjësimit të  sallamit të skaduar.

Kjo pasi, AKM, institucion që duhet të jetë prezent  në asgjësimin e produkteve të hequra nga përdorimi, nuk kishte asnjë informacion  ku kishte përfunduar 54 ton mish dhe sallam i skaduar “KMY”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.