Në mesin e një dhimbjeje të madhe, familja Muçaj ka rrëfyer pengjet, ëndrrat e djalit të saj dhe të pathënat e tragjedisë më të rëndë që ka pësuar e gjithë zona dhe qytetit të Durrësit, vitet e fundit.
Ikja, lëvizja, tani më preu krahët. Këto ditë i kaloj se kur dal në çdo cep më duket sikur më thërret: ‘o babi, po pse s’më merr?’. Do vij o babi, i them, do vij. Kështu që s’kam komente. Çfarë të them më? Flas, kudo në çdo cep e shoh, më del. ‘Pse s’më merr babi?!’, më thotë. Do vij, i them. Vetëm më thërret”, u shpreh babai i një nga viktimave, Ermal Muçaj.
Enea humbi jetën teksa po shijonte një akullore bashkë me shokun e tij të ngushtë Klesin që gjithashtu humbi jetën. Bashkë me ta ishte dhe djali i hallës së Eneas, Arbioni, 8 vjeç, që sot iu nënshtrua një tjetër operacioni te spitali i Traumës.
Enea kishte shumë ëndrra. Ishte shumë entuziast pasi këtë të premte do të shkonte me klasën në Vlorë, por…
Veç pasionit për futbollin, ai projektonte të ardhmen e tij pranë të atit, për t’u bërë krah i fortë i familjes.
“E shihja e buzëqeshte e i thosha ‘He merr bab do ti ngjash babit?’. ‘Po’ më thoshte. ‘Do bëj profesionalen, do vij me ty të ndihmoj’ thoshte. Mekanik… Ishte shumë i pasionuar..”, u shpreh i ati.
Por kjo ëndërr u këput në mes nga një aksident që sipas familjarëve ishte i paralajmëruar, po jo i parandaluar. Babai denoncon neglizhencën e institucioneve, ndërsa denoncimet e vazhdueshme të tyre për autorin e dyshuar ranë në vesh të shurdhër.
“Nuk ia kam pasur borxh njeriut edhe nuk e di. Nuk e di se si… do ishte parandaluar me 100 firma. Kishim muaj, muaj e muaj që merrnim tabulatet, telefonatat nga gjithë banorët e lagjes. Edhe policia vinte, qeshte… një gjë qesharake”, tha ai.
Akuza e prindit rëndon mbi policinë dhe mungesën e sigurisë rrugore, ku rreziku, sipas tij është i pranishëm për të gjithë fëmijët.
“Ishte i përditshëm, i përditshëm. Tapë. Ecte në mënyrë të pakontrollueshme, por policët e korruptuar e lanë, pinin kafe dhe kthenin fletën.
Institucioneve do t’u thoshim: në rrugë s’po na i lini të kalojnë kalamajtë, në trotuar po na i shtypni. Tashti parqe s’keni bërë. Ku mund t’i lëmë fëmijët? Vetëm këtë të na thonë, se ku mund t’i lëmë?…”, u shpreh i ati.
E mbytur nga dhimbja është edhe gjyshja e Eneas. Mes vuajtjes për nipin që rriti me sakrifica, ajo përpiqet të gjejë forcë, ndërsa pret me padurim të mësojë dhe ecurinë e nipit tjetër që mbeti i plagosur.
“Gjyshe jam po mezi e kam rritur. Edhe më iku çuni, 13 vjeç tani… çfarë të them, siç më sheh. Mezi qëndroj në këmbë. Vetëm e keqja se duhet durim. Durim djali, do durim nusja. Ne jemi gjyshër, po këta janë prindër. Edhe kështu që… do bëj durim, po është dhimbje shumë e fortë”, tha gjyshja.
Sot, e vetmja forcë që e mban në këmbë këtë familje janë dy fëmijët e tjerë.
“Forcë shoh te ky, sikur atë e kam afër. Shoh këtë edhe gocën, them i kam afër, po ai prapë duket sikur më thërret”, u shpreh i ati.
Ndërsa familja Muçaj dhe Nikolli, fqinjë prej një jete, kërkojnë forcë tek të gjallët, drejtësia mbetet e vetmja kërkesë që mund t’i japë pak paqe kujtimit të Eneas dhe Klesit, si dhe të merren masa konkrete për të parandaluar tragjedi të tjera në këto rrugë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 May19:34
‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, këto janë dy qytetet me më shumë eskorta. Hetime edhe me Kolumbinë
Prokurorë të Tiranës dhe Elbasanit do të jenë pjesë e dy skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e Kolumbi...
AKTUALITET
6 May19:16
Aksion blic në burgun e Fushë Krujës/ Vijojnë kontrollet e befasishme, zbarkojnë 10 furgona të forcave speciale
Në burgun e Fushë-Krujës po zhvillohet një aksion i befasishëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Rreth 10 furgona me forca...
AKTUALITET
6 May19:13
U pezullua pas tragjedisë ku humbën jetën dy fëmijë, Hitaj i “pret përfundimisht biletën” kryepolicit të Durrësit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit...
AKTUALITET
6 May18:36
EMRI/ E zuri zetori poshtë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Babunjë e Re, në Divjakë.
Një 57-vjeçar, i id...
AKTUALITET
6 May18:21
Mediat italiane: Pas 4 vitesh në arrati, kapet në Tiranë "bosi i kokainës së Venetos"
Mediat italiane raportojnë se pas katër vitesh në arrati, është arrestuar në Tiranë një 45-vjeçar shqiptar, i d...
AKTUALITET
6 May18:14
Policët në Himarë pa makina shërbimi/ Denoncimi: Detyrohemi të lëvizim me mjetet tona
Një punonjësi i Policisë Himarë ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news se ai dhe kolegët detyrohen të dalin në...
AKTUALITET
6 May17:55
“Shteti të garantojë sigurinë”, thirrja e fortë e protestuesve në Durrës pas vdekjes së dy fëmijëve
Banorët e Durrësit dolën sot në protestë para Bashkisë, pas aksidentit tragjik që u mori jetën dy fëmijëve t...
AKTUALITET
6 May17:33
Bizneset protestë para Bashkisë së Vlorës: Ndaloni shembjet në prag të sezonit turistik
Dhjetëra përfaqësues biznesesh janë mbledhur sot para Bashkisë së Vlorës, ku kërkojnë një takim me kryetaren B...
AKTUALITET
6 May17:16
“Ishte krejtësisht e zhveshur dhe më kërkoi të bashkohesha me ta”/ Rihapet skandali i “skllavit seksual” në JPMorgan, dy dëshmitarë të rinj dalin para gjykatës
John Pierpont Morgan, bankieri më i njohur amerikan, ishte aq i urryer ndaj publicitetit sa sulmonte fotografët në rrugë me çadrë...
AKTUALITET
6 May17:11
“Ku është drejtësia?”/ Vdekja e dy fëmijëve në Spitallë, ngrihen në protestë banorët e zonës
“Dy jetë të mitura u fikën, ku është drejtësia?”. Kjo është një nga pyetjet e drejtuara ndaj autoritete...