Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

‘Na morën me forcë nga puna me listë prezencë’/ Samiti i Diasporës plot me punonjës bashkie

P
Piranjat14 April 2026, 15:50 · 2 min lexim
‘Na morën me forcë nga puna me listë prezencë’/

Një punonjëse e Bashkisë Elbasan ka denoncuar në redaksinë tonë se ajo dhe kolegët e këtij institucioni janë urdhëruar të udhëtojnë mëngjesin e sotëm drejt Tiranës për të marrë pjesë në aktivitetin e Samitit të Diasporës.

Sipas saj, pjesëmarrja është bërë me urdhër nga drejtuesit e bashkisë dhe është trajtuar si e detyrueshme, me qëllim mbushjen e sallës së aktivitetit. Denoncuesja pretendon se transporti është organizuar me autobus dhe se është kërkuar prani e punonjësve pa u marrë parasysh nëse ata kanë dëshirë të marrin pjesë apo kanë angazhime familjare. Ajo thotë se drejtoreshë D.Roseni, ka mbajtur shënim mungesat gjatë nisjes së autobusit dhe ka monitoruar pjesëmarrjen e stafit. Sipas saj punonjësve u është lënë të kuptohet se mosbindja ndaj këtij urdhëri mund të sjellë pasoja në vendin e punës.

Denoncimi i plotë:

Jam nje punonjese e Bashkise Elbasan. Sot ne mengjes morem urdher nga Kryetari te shkojme me autobuz ne tirane sepse eshte Samiti i Diaspores.

Do mbushim karriget e Edi Rames qe akoma i merr njerezit me detyrim neper takime. Prania ishte me detyrim edhe nga drejtoresha e D. Roseni qe merrte dhe mungesat ne deren e autobuzit

Nuk pyeten a donim a sdonim te iknim, a kemi femjne apo pleq ne shtepi. Do permbushim detyrat se perndryshe na rrezikohet vendi i punes. Ju lutem anonim se keto te hegin nga puna, jemi me keq se ne komunizem. Sms nuk cuan se kan frike se ju raportojme tek ju. Na e thane gojarisht sa arritem ne pune”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.