Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

“Na presin 4 ditë shumë të nxehta”, meteorologia: Ja kur freskohet moti

P
Piranjat14 July 2026, 09:13 · 2 min lexim
“Na presin 4 ditë shumë të nxehta”, meteorologia: Ja

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta edhe gjatë ditëve në vijim. Këtë paralajmëroi meteorologia e A2 CNN Tanja Porja në Dita Jonë. Sipas saj, kjo e martë sjell një tjetër rritje të temperaturave, me vlerat maksimale që arrijnë deri në 37 gradë celsius në disa qarqe të vendit.

“Sot janë rritur temperaturat në mëngjes. Një rritje më të ndjeshme do të ketë mesdita e sotme. Presim kryesisht kthjellime. Mëngjesi sot shënon nga 16 gradë në zonat e thella malore, deri në 26 gradë vlerat e mëngjesit të sotëm në vijën bregdetare. Në orët e mesditës kemi temperatura mjaft të larta. Vetëm skaji juglindor me 28 gradë celsius. Pjesa tjetër e territorit 30 deri në 37 gradë celsius. Qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe Beratit pritet të regjistrojnë temperaturat më të larta, deri në 37gradë celsius, ndërsa në Shkodër, Fier dhe Gjirokastër temperaturat do të arrijnë rreth 36 gradë celsius”, tha meteorologia .

Sipas saj dita e sotme do të jetë mjaft e nxehtë, por meteorologia paralajmëron se nga nesër dhe në vijim presim tre katër ditë shumë të nxehta, ku termometri tejkalon 40 gradëshin.

“Sot është një ditë mjaft e nxehtë, akoma më nxehtë do të jetë e mërkura, e enjtja dhe e premtja. E shtuna, pa shumë ndryshime. E diela sjell një freskim të motit”. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.