Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Na zgjojnë çdo ditë në 06:30”/ Banorët e Lagjes 5 në Durrës denoncojnë ndërtimin: Jemi me fëmijë të vegjël, zhurma është e padurueshme

P
Piranjat21 July 2026, 12:16 · 1 min lexim
“Na zgjojnë çdo ditë në 06:30”/ Banorët e

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga banorë të Lagjes nr. 5 në Durrës, të cilët ankohen për zhurmën e vazhdueshme nga një kantier ndërtimi pranë pallateve ku banojnë.

Sipas qytetarëve, punimet nisin çdo mëngjes rreth orës 06:30, duke shkaktuar shqetësim të madh, veçanërisht për familjet me fëmijë të vegjël.

“Prej dy muajsh jemi të shkatërruar. Në mëngjes zgjohemi nga zhurma, ndërsa në drekë është e pamundur të pushojmë. Kemi edhe foshnja dhe nuk dimë më çfarë të bëjmë”, shprehet qytetari në mesazhin e dërguar në redaksinë e Piranjave.

Banorët kërkojnë të dinë nëse punimet po zhvillohen në përputhje me rregullat dhe nëse respektohet orari i lejuar për kryerjen e punimeve, ndërsa shtojnë se situata po i detyron të mendojnë edhe shitjen e banesave./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.