Nafta arrin në 214 lekë/litër, benzina shkon në 199 lekë. Ende asnjë ‘shenjë’ për rikthimin e Bordit

Në këtë fund muaji vendi ynë është përballur me një tjetër valë çmimesh të larta të karburanteve duke u shtrenjtuar më tej. Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shtyrë çmimin e naftës në bursat ndërkombëtare rreth 90 dollarë për fuçi, duke sjellë valën e re të shtrenjtimit edhe në tregun vendas.
Kjo fundjavë i gjen drejtuesit e automjeteve përballë një tjetër rritjeje të çmimeve. Nafta është rritur me 8 lekë për litër, ndërsa benzina me 10 lekë. Një ndryshim që përkthehet menjëherë në më shumë kosto për çdo furnizim dhe për çdo kilometër të përshkuar.
Kjo rritje e çmimeve reflektohet edhe në bursën Platts të Mesdheut së cilës i referohemi. Në datë 27 korrik nafta u importua për 1311 dollarë për ton ndërsa në datë 30 korrik u zhdoganua për 1393 dollarë për ton. Në bursë nafta brent luhatet në vlerën e 90 dollarëve për fuçi.
Kjo rritje e çmimeve në këtë periudhë të sezonit turistik rëndon edhe më shumë xhepat e qytetarëve të cilët i përdorin automjetet e tyre me naftë apo benzinë për rrugë të gjata si pasojë e pushimeve. Ndonëse vërehet një rritje e vazhdueshme e çmimeve ende nuk ka një njoftim për ringritjen e bordit të transparencës nga Këshilli i Ministrave. Një situatë e tillë ka ngritur dhe shqetësimin e të shoqatave të transportit të cilat rikërkojnë subvencionimin.
Ndërkohë vendet e rajonit kanë ndërhyrë prej javësh tashmë për të zbutur goditjen te konsumatorët. Serbia riktheu tavanet për çmimet e karburanteve, ndërsa Mali i Zi uli përkohësisht akcizën, duke mbajtur çmimin e naftës rreth 1.65 euro për litër.
Nëse në vendet fqinje qeveritë kanë zgjedhur të ndërhyjnë për të zbutur efektet e shtrenjtimit, në Shqipëri barra fiskale vijon të mbetet një nga arsyet kryesore që karburanti kushton më shtrenjtë. Dhe për sa kohë tensionet në tregjet ndërkombëtare vazhdojnë, drejtuesit e mjeteve rrezikojnë të përballen me rritje të tjera të çmimeve.
Lexo edhe
AKTUALITET
U deklarua në mbështetje të protestave antiqeveritare në Shqipëri/ Dua Lipa ngjit në skenën e “Sunny Hill” Flamingot

U nis drejt Sarandës dhe humbi gjurmët, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 53-vjeçarit

SafeJournalists dënon sulmin ndaj Elton Qynos: Të garantohet siguria e gazetarit investigativ

Është marrë e pandehur për disa akuza! Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku del nga SPAK, i komunikohet zgjatja e hetimeve

SPAK e thirri për t’i komunikuar zgjatjen e hetimeve, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Më herët dërgoi avokatin

“Kartën e PS-së do ta hedhim poshtë”, banorët e Selenicës kundër shkrirjes së bashkisë

Defekti teknik në palën greke bllokon kalimet në Qafë Botë, radhë të gjata në kufi

Revoltë në Poliçan, Prrenjas dhe Klos/ Agron Gjekmarkaj: Pakënaqësia ndaj Qeverisë nuk është e izoluar. Shqipëria po hyn në krizë, zgjidh...





