Nafta në Shqipëri çmime “stratosferike”! Shqiptarët dynden në Malin e Zi për t’u furnizuar, "ari i zi" 75 lekë më lirë

Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i naftës në vend do të jetë 218 lekë për litër, duke “rënduar” kështu “xhepat” e shqiptarëve. Ndërkohë vetëm 10 km nga qyteti i Shkodrës, në Malin e Zi, një litër naftë kushton vetëm 1.52 euro, ndërsa ajo me kualitet më të mirë kushton 1.77 euro, një diferencë kjo mjaft e konsiderueshme nga ajo e Shqipërisë.
Ndërkohë për këtë arsye përgjatë ditës së sotme, Dogana e Muriqanit ka pasur fluks të shtuar të automjeteve në dalje, ku qytetarë shkodranë dhe jo vetëm udhëtojnë drejt vendit fqinj për t’u furnizuar me naftë pothuajse 75 lekë më lirë. Për shkak të fluksit të lartë, autoritetet malazeze kanë marrë disa masa parandaluese.
Ku janë vendosur masa kufizuese në dy pikat më të afërta me doganën Shqiptare, duke mos lejuar furnizimin me me shumë se 50 euro për automjet dhe nuk lejon po ashtu furnizimin me naftë më të lirë se 1.77 euro.
Po ashtu është ndaluar edhe mbushja e pidonëve me naftë, për të cilët kryhen edhe kontrolle të imtësishme në doganë.
Por sa është “përfitimi” i shqiptarëve që zgjedhin të furnizohen me naftë në Mnalin e Zi?
Me 100 € merr 65.7 litra naftë me çmim 1.52 Euro në Mal të Zi ndërsa në Shqipëri me 100 € merr 43.8 litra naftë me çmim 2.18 Lekë sipas Euronews. Me një llogari të thjeshtë nëse një shqiptar furnizohet në Mal të Zi, kursen rreth 43-45 euro për 100 euro naftë, ose përkthyer në litra merr 22 më shumë .
Lexo edhe
AKTUALITET
Enton Janushi u rrëmbye për vrasjen e 2 vëllezërve Tola në Holandë?/ Zbulohet e shkuara e viktimës. Kafka e çarë iu gjet…

Bushkolaj: Vilat luksoze në Palasë dhe premtimet e Ramës zbulojnë skemën e pastrimit të parave në AKSH

“Fitonin shumë para dhe kishin vetëbesim!”/ Dy vëllezërit shqiptarë qëndronin në krye të rrjetit të kokainës. Si u zbuluan

EMRI/ Trafikoi tonelata kokainë, kush është narkotrafikanti shqiptar i dënuar me 25 vite burg dhe metoda e pazakontë që përdorte

Nis projekti “Smart City”/ Lista me 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

13 vite në pritje të drejtësisë për vrasjen e 17-vjeçarit! Gjimnazi pagoi 5 milion për jetën e djalit, familja Tota akoma endet gjyqeve...

Vetëm 3 kilometër larg Tiranës/ Banorët e Sharrës denoncojnë pamjet skandaloze: Jetojmë si të harruar

Gjykata e Lartë vulos burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën





