“Nafta në Shqipëri, më e larta në rajon”/ Kamionistët paralajmërojnë bllokime në Portin e Durrësit

Kriza nga rritja e çmimit të naftës si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, ka prekur edhe transportin nëpërmjet kamionëve shqiptarë. Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave ngrenë alarmin për përkeqësimin e situatës në sektor si pasojë e kostove të shtuara teksa lajmërojnë protesta si në bllokimin e lëvizjes në Portin e Durrësit por edhe në pikat kufitare.
Nafta në Shqipëri qëndron në nivelin e 209 lekëve ndërsa në vendet e tjera të rajonit është më lirë. Por kjo nuk i favorizon kamionistët shqiptarë që të furnizohen në të tjera shtete pasi nuk mund të përfitojnë rimbursim TVSH-je si dhe jo me sasi të larta karburantesh në serbator, përndryshe duhet të paguajnë taksa.
“Rritja e çmimit të naftës na ka shtrenjtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kostot tona. Përshkruajmë rrugë të gjata dhe duhet të furnizohemi në Shqipëri me karburant ku çmimi është shumë herë më lartë se rajoni. Përveç kostove, në lojë hyn dhe konkurueshmëria teksa kamionët e shteteve të tjera operojnë normalisht.”, deklaroi Operatori i Transportit Ndërkombëtar.
Një situatë e tillë sipas drejtuesve të kamionëve mund të çoj dhe në falimentim. Operatorët e transportit kërkojnë subvencionim të kostove të shtuara ose një rishikim të kontratave bilaterale.
Për të vendosur kufizime për këtë sektor me vendet fqinje pasi marrëveshjet në fuqi u lejojnë kamionëve të operojnë pa pasur nevojë për leje sikundër edhe për palën shqiptare. Një përkeqësim i situatës sipas kamionistëve mund të sjellë pasoja negative jo vetëm për sektorin por edhe për ekonominë dhe zinxhirin e furnizimit në vend.
Nafta në Shqipëri tregtohet për 2.09 euro, Maqedoni të Veriut 1.5 euro (98 denarë), Kosovë 1.8 euro si dhe Serbi 1.7 euro.(grafik)
Edhe për çmimet aktuale të naftës në rajon të cilat janë më të ulëta se në Shqipëri, kamionistët e vendeve të tjera kanë paralajmëruar protesta në pikat kufitare.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Hajde me ne”/ Si u rrëmbye biznesmeni në Tiranë, tre të rinjtë u hoqën si agjentë të BKH-së (VIDEO)

Ahmed Kalaja sulm ndaj faqes Lolita, i pezullon llogaritë në Instagram dhe Facebook

“Protestat e opozitës mbajnë gjallë nervin qytetar”, Panariti: Rasti ‘Balluku’ tregoi se duhet rishikim i raportit mes pushteteve

Emrat/ Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim

Zgjedhjet lokale 2027, KQZ u kërkon bashkive përcaktimin e qendrave të votimit





