Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
AKTUALITET

Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

P
Piranjat 5 August 2026, 09:55 · 2 min lexim
Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e

Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të fortë mbrëmjen e sotme. Sipas një vëzhgimi të bërë mbrëmjen e sotme, disa nga rrjetet kryesore të tregtimit të karburanteve e kanë ulur çmimin e naftës nga 214 lekë në 199 lekë për litër, duke e rikthyer për herë të parë pas disa javësh nën kufirin e 200 lekëve.

Lëvizja vjen në një moment kur tregjet ndërkombëtare kanë nisur të reflektojnë një rënie të çmimit të naftës, pas rritjeve të forta të javëve të fundit, të cilat u transmetuan me shpejtësi edhe në tregun shqiptar.

Zhvillimi rikthen në vëmendje mënyrën se si funksionoi tregu gjatë periudhës mars-qershor të këtij viti, kur për shkak të luhatjeve të forta në bursat ndërkombëtare u aktivizua Bordi i Transparencës. Në atë periudhë, çmimet maksimale të karburanteve përcaktoheshin nga Bordi dhe monitoroheshin në terren për zbatimin e tyre nga operatorët.

Ndryshe nga ajo periudhë, ulja e mbrëmjes së sotme nuk vjen si rezultat i një vendimmarrjeje administrative, por është reflektuar drejtpërdrejt nga operatorët në pikat e shitjes me pakicë, në përputhje me zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare. Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të ketë një vendimarrje të qeverisë për rikthimin e funksionimit të Bordit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.