Ndahet nga jeta nëna e Petrit Malajt, ambasadori prek me fjalët: Më mësoi gjithçka dhe më dha dashuri pa kushte

Nëna e aktorit dhe ambasadorit shqiptar në Kosovë, Petrit Malaj, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin për ndarjen nga jeta, e ka dhënë vetë Malaj në një postim në rrjetet sociale, i cili i ka kushtuar disa fjalë të ndjera nënës së tij.
Malaj shkruan se e ëma do të mbetet gjithmonë njeriu më i dashur për të, dhe që i ka mësuar gjithçka për jetën dhe për dashurinë pa kushte. "Më mësoi gjithçka për jetën, për sakrificën dhe për dashurinë pa kushte. Do të më mungosh përjetë, nëna ime e shtrenjtë", theksoi ambasadori.
Po ashtu ai ka njoftuar se mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home ALBA 2000 tek rruga e Durrësit, ish ambasada Jugosllave, ndërsa varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00 në “Sharrë”.
Postimi i plotë:
Sot zemra e nënës time pushoi së rrahuri.
Ajo ishte dhe do të mbetet gjithmonë njeriu im më i dashur.
Më mësoi gjithçka për jetën, për sakrificën dhe për dashurinë pa kushte. Do të më mungosh përjetë, nëna ime e shtrenjtë.
Varrimi bëhet ditën e Premte dt. 10.04.2026 ora 14:00 në “Sharrë”.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home ALBA 2000 tek rruga e Durrësit, ish ambasada Jugosllave.
Vizitat priten ditën e Shtunë dhe të Dielë në oraret 09:00–14:00 dhe 16:00–20:00 po në ambientet e Funeral Home ALBA 2000.
Lexo edhe
AKTUALITET
Rama shfaqet i merakosur nga akuzat se po pastrohen para në ndërtim

Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Kukës-Tiranë. Detajet e para

Parcelën e kishin mbjellë me kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër

Algjeriani e qëlloi me shtizë, Prokuroria: Vrasja e të riut shqiptar e qëllimshme, jo vetëmbrojtje

Dy vëllezërit e arrestuar në Itali, xhaxhallarët e Stenaldos. Vranë për të marrë hakun e babait të tij





