AKTUALITET

Ndërhyrje për banesat monument kulture, Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

Piranjat Përditësimi i fundit 28 August 2026, 12:53

Ndërhyrje për banesat monument kulture, Gonxhja: Nisim me 90

Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet të degradojë apo të shembet për shkak të pamundësisë financiare, neglizhencës apo mungesës së ndërhyrjes nga pronarët. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka nisur zbatimin e një mekanizmi të ri institucional që i hap rrugë ndërhyrjes së shtetit në pasuritë kulturore private që ndodhen në rrezik.

Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se puna administrative dhe teknike ka nisur tashmë, me fokus të veçantë te banesat historike që paraqesin probleme strukturore dhe rrezik shembjeje.

“Asnjë objekt banimi monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit”, deklaroi Gonxhja, duke argumentuar se këto ndërtesa, edhe kur janë në pronësi private, mbartin një vlerë që shkon përtej interesit individual apo familjar.

Sipas ministrit, banesat monument kulture janë pjesë e kujtesës dhe identitetit të komuniteteve dhe përfaqësojnë historinë, traditën dhe arkitekturën e vendit. Për këtë arsye, mbrojtja e tyre konsiderohet një interes publik dhe jo vetëm një detyrim i pronarit.

90 banesa në rrezik në Gjirokastër

Një nga zonat ku problematika është më e dukshme është Qendra Historike e Gjirokastrës. Në këtë zonë numërohen 390 banesa monument kulture, ndërsa rreth 90 prej tyre janë evidentuar me problematika që paraqesin rrezik për degradim apo shembje.

Përballë kësaj situate, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, ka nisur evidentimin e detajuar të rasteve dhe përgatitjen e projekteve të ndërhyrjes.

Procesi do të përfshijë dokumentimin e gjendjes së çdo pasurie, vlerësimin teknik dhe hartimin e projekteve dhe preventivave përkatëse. Më pas, ndërhyrjet do të ndiqen përmes procedurave të përcaktuara nga legjislacioni për trashëgiminë kulturore.

Shteti ndërhyn, por pronari nuk përjashtohet nga përgjegjësia

Mekanizmi i ri nuk synon të zëvendësojë pronarin dhe as të cenojë të drejtën e pronësisë private. Qëllimi është të krijohet një instrument që lejon shtetin të veprojë kur mosndërhyrja rrezikon të shkaktojë dëme të pakthyeshme ndaj një pasurie të mbrojtur.

Formula e ndërhyrjes do të përcaktohet në varësi të statusit të monumentit, natyrës dhe përmasës së punimeve, si dhe vlerës së preventivit. Në këtë proces do të përcaktohet edhe pjesa e financimit që lidhet me mbrojtjen e vlerës kulturore, krahas detyrimeve që i takojnë pronarit apo poseduesit.

Kjo qasje synon të adresojë një prej problemeve më të ndjeshme të trashëgimisë kulturore shqiptare: faktin që një pjesë e konsiderueshme e monumenteve private mbeten të pambrojtura, jo gjithmonë për shkak të neglizhencës, por edhe për shkak të kostove të larta të restaurimit.

“Qëllimi është që të mos kemi më shtëpi monument kulture që degradohen apo rrëzohen dhe të mos rrezikojmë t’i humbasim përgjithmonë”, tha Gonxhja.

Nga evidentimi te kantieret e para

Sipas ministrit, procesi ka hyrë tashmë në fazën administrative dhe teknike. Pas përfundimit të dokumentimit dhe procedurave të nevojshme, ndërhyrjet e para konkrete dhe hapja e kantiereve të para pritet të nisin në fillim të vitit 2027.

Nisma pritet të ketë rëndësi të veçantë për qytete si Gjirokastra, ku banesat historike nuk janë thjesht objekte arkitekturore, por pjesë e një peizazhi urban që ka marrë status të posaçëm mbrojtjeje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?